• |
ide | kryesore

“I infektuar me koronavirus për dy muaj pa e ditur”: Caceres rikthen frikën tek Fiorentina

-Instant, Sport



Martin Caceres është një nga lojtarët pozitivë me Covid-19 tek Fiorentina. Rrëfimin e ka bërë vetë lojtari uruguajan, tani që më e keqja kaloi pas tamponit që rezultoi negativ: “Pa e ditur, kam patur koronaviru për dy muaj – ka zbuluar mbrojtësi -. Pata pak simptoma mes 8 e 15 marsit: ndërsa stërvitesha në shtëpi ndjeva dicka në mushkëri. Tani jam si i ri”. Nga gjashtë rastet pozitivë mes lojtarëve e stafit, ka mbetur ende një pa u shëruar në kampin e Fiorentinës.

Pas simptomave të para në mesin e marsit, shoqëria e detyroi të futej në izolim: “Më thanë të futesha në karantinë e se do të largohej pas rreth 20 ditësh, por ndoshta virusi ishte dashuruar pas meje. Dje tamponi rezultoi negativ. Jam si i ri”.

Dy muaj më pas, frika ka kaluar për Caceres, por makthi ende jo plotësisht për Fiorentinën. Ka mbetur një rast pozitiviteti në klubin viola, nga gjashtë që ishin në total (tre futbollistë aktualisht negativë e tre anëtarë të stafit tekniko-sanitar). Ky është verdikti i dalë nga tamponet e kryera dje nga skuadra, anëtarët e stafit dhe disa drejtues të Fiorentinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *