• |
ide | kryesore

Skocia dorëzohet, mbyll sezonin: Celtic shpallet kampione, Hearts rrëzohet poshtë

-Instant, Sport



Scottish Professional Football League e ka deklaruar të mbyllur kampionatin skocez, për shkak të emergjencës Koronavirus, me Celtic kampion. Pak a shumë si ndodhi në Francë e në disa vende të tjera europiane. Për skuadrën nga Glasgoë është titulli i nëntë kampion radhazi. Në një komunikatë, liga skoceze e futbollit ka njoftuar se klubet kanë votuar unanimisht se nuk ka asnjë prespektivë për të kompletuar sezonin. SPFL ka shtuar gjithashtu se ka pranuar vendimin e tyre e do të akordojë 8,5 milionë “për ti ndihmuar klubet të qendrojnë në aktivitet”.

Premiershipi skocez është ndalur në 13 mars për shkak të pandemisë. Vendosjet finale të sezonit janë përcaktuar nga mesatarja pikë për ndeshje deri në këtë moment. Celtic e mbylli me 80 pikë në 30 ndeshje, me një mesatare 2,66 pikë. Rangers janë të dytët me 2,31 pikë për ndeshje. Hearts janë rrëzuar në divizionin e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *