• |
ide | kryesore

78 mijë euro për një darkë me Bouchard: oferta e fansit misterioz shkon për bamirësi

-Instant, Sport



Eugenie Bouchard, ish-numri 5 i botës, është në pikiatë në tenis në pozicionin numër 332, por jashtë fushës mbetet shumë e famshme e vazhdon të tërheqë vëmendje. Kanadezja e bukur, në fakt, ka promovuar një inisiativë bamirësie ku në lojë ishte një darkë me të e një ndeshje e Slam si spektator dhe ofertat e fansave të saj nuk kanë munguar, duke shkuar madje në një shifër gati të pabesueshme: “85 mijë dollarë? Ju djema jeni të paparë – ka shkruar Bouchard në Instagram -. Jam kaq krenare për të gjithë ju, që u bashkuat me mua në këtë projekt, mezi pres të njoh fituesin”.

Paratë që do të përfitohen nga oferta e fansit misterioz të Bouchard do të shkojë për një sërë shoqatash jo fitimprurëse që luftojnë kundër emergjencës Koronavirus e ndër të tjera i japin ushqim të varfërve e asistencë të moshuarve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *