• |
ide | kryesore

Katër muaj pa paga: katër lojtar firojnë tek Bylis

-Instant, F1, Sport, Video

Atmosfera tek Bylis nuk është aspak ajo më e mira. Në kohën kur pas dy muajsh inaktiviteti të gjithë mezi prisnin të riktheheshin në stërvitje, për tu bërë gati për 3 qershorin e projektuar si data e rifillimit të Superiores, katër futbollistë, tre nga të cilët madje shumë të rëndësishëm për formacionin mallakastriot të drejtuar nga Dovedan nuk janë paraqitur në Ballsh për të nisur përgatitjet bashkë me grupin.

Bëhet fjalë për Isli Hidin, portierin vendimtar dhe një nga pikat më të rëndësishme të skuadrës, Ditmar Bicin, qendërmbrojtësin ekspert, Peposhin dhe Fabian Munoz. Sipas asaj që është kuptuar tre të parët janë ende në Tiranë, pavarësisht se Bylis ka nisur stërvitjet kolektive prej dy ditësh, ndërsa Munoz është në Fier, duke mos iu bashkuar skuadrës. Nuk ka një qendrim zyrtar të klubit për këtë vonesë të lojtarëve dhe as ndonjë komunikim se kur do ti bashkohen skuadrës.


Duket absurde që të mund të bëhet fjalë për mungesë të lejuar nga drejtuesit, për më tepër që një çështje tjetër tek Bylis, që ka shpërthyer ditët e fundit është ajo e brazilianit Vicente de Paula Mercedes, që për mediat vizive në Brazil ka deklaruar se nuk është paguar për katër muaj në Ballsh. Kështu situata bëhet edhe më e ndërlikuar për Bylis, në një krizë të përgjithshme financiare post-Covid, që nëse është shkaku për mos paraqitjen e katër futbollistëve nën urdhërat e Dovedan, mund ti duhet të bëjë pa pedina shumë të rëndësishme për sprintin final drejt objektivit Europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu