• |
ide | kryesore

Tekashi 6ix9ine tha se se meritonin vendin e parë, Justin dhe Ariana i kthejnë përgjigje

Paparazzi, Slider



Tekashi 6ix9ine pretendon se kënga “Stuck With You” nga Ariana Grande dhe Justin Bieber nuk e meriton vendin e parë në Billboard.

Një gjë të tillë e ka bërë përmes një postimi ku kishte shtuar se Billboard korruptohet nga artistët, me të vetmen arsye që të dalin të parët

Ai i akuzon se dy këngëtarët kanë shpenzuar miliona dollarë për të renditur këngën e tyre më të fundit në krye të klasifikimit muzikor.

Tekashi akuzoi publikisht Justin dhe Ariana Grande dhe shtoi se kënga e tij “Gooba” është pozicionuar gabim dhe qëllimisht në vend të tretë, duke i ulur kështu ndjeshëm edhe fitimet e siguruara.

Tekashi 6iX9ine publikoi një video në Instagram dhe etiketoi “Billboard” duke e quajtur “gënjeshtar dhe të korruptuar”.

Ai vazhdoi duke thënë që “e kapi mashtrimin dhe gjithë bota duhet ta dijë”.

Sipas tij Justin dhe Ariana kanë blerë 30 mijë klikime me 6 karta krediti.

Nuk ka munguar edhe reagimi i Justin Bieber, Ariana Grande dhe Billboard.

Justin nëpërmjet një postimi në InstaStory ka sqaruar ndjekësit e tij që gjithçka që thotë ai është gënjeshtër. Ndërkohë që i dërgoi një mesazh atij duke mbrojtur Ariana Grande.

“Kjo është kënga ime me Ariana Grande dhe jam i lumtur të punoj me të dhe të fitojmë para për një kauzë të mirë. Nëse do të thuash emrin e saj, sigurohu që të thuash edhe emrin tim sepse është kënga jonë”, tha Justin.

Ndërsa Ariana “e këshilloi” të merret më mirë me veten sesa numëron fansat e të tjerëve.

Nga ana tjetër “Billboard” për të sqaruar të gjithë publikun u detyrua që të publikonte pikët e secilit këngëtar bazuar në kalkulimet përkatëse dhe pozicionimet e klasifikimit.

“Stuck with U’ është luajtur 26.3 milionë herë në radio dhe 108 mijë disqe janë shitur brenda një jave. Gooba ka 55.3 milionë klikime, është luajtur 172 mijë herë në radio për audiencën dhe është shitur në 24 mijë kopje”, shpjegohet në reagimin zyrtar.

Justin dhe Ariana kanë deklaruar më herët se të gjithë të ardhurat mbi këtë projekt do të shkojnë për personat që janë në vijat e parë të betejës kundër koronavirusit.

 

View this post on Instagram

 

@billboard YOU’RE A LIE AND CORRUPT. YOU GOT CAUGHT CHEATING AND THE WORLD WILL KNOW.

A post shared by IM BACK AND THEY MAD (@6ix9ine) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *