• |
ide | kryesore

Ariana Grande rikujton aktin terrorist 3 vite më parë

Paparazzi, Slider
auto_ariana-grande-crying-manchester-11496816009-1.jpg



Ariana Grande ka ndarë një mesazh të përzemërt për fansat e saj një ditë para tre vjetorit të sulmit terrorist në ‘Manchester Arena’. Këngëtarja bëri një postim prekës në rrjetin social, Instagram duke u treguar fansave se ‘zemra e saj ishte me ta’.
“Dua të marr një moment për të pranuar dhe dërguar dashurinë time për të gjithë ata që po ndiejnë trishtimin në përvjetorin e tretë që vjen këtë javë. Asnjë ditë nuk kalon pa më prekur mua dhe të gjithë juve. Unë mendoj për ju gjatë gjithë javës dhe fundjavës. Zemra, mendimet dhe lutjet e mia janë gjithmonë me ju”, ka thënë ajo. Sulmi terrorist i kryer nga Salman Abedi, 22-vjeçar, ndodhi më 22 maj 2017 dhe rezultoi në vdekjen e 23 personave ndërsa 139 persona u plagosën. Ariana u rikthye në Manchester për herë të parë në gusht 2019, ndërsa performoi në eventin e ‘Manchester Pride’ në Mayfield Depot.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *