• |
ide | kryesore

Lana Del Rey thumbon koleget, ‘Ua kam lënë atyre lakuriqësinë’

-Instant, Paparazzi, Slider
Lana del Rey



Këngëtarja, përmes një postimi në Instagram tha se ajo “i ka lënë në rrugën e tyre”, artistet më sipër (që sipas saj ato u bënë të famshme vetëm duke kënduar këngë për “lakuriqësinë”, “tradhtinë” apo “të qenit seksi”) dhe se tani është radha e saj të shprehë atë çfarë ajo është sipas mënyrës së saj.

“Tani që Ariana, Camila, Cardi B, Nicki Minaj, Kehlani dhe Beyonce kanë kënduar mjaftueshëm këngë për të qenit seksi, për lakuriqësinë, tradhtinë, etj. a mund të kthehem e t’i këndoj mishërimit, të qenk i bukur, i dashuruar edhe kur lidhja nuk është perfekte? A mund të këndoj çfarë të dua pa u kryqëzuar? Jam e lodhur nga shkrimtare femra apo këngëtare që thonë se unë i jap “shkëlqim abuzimit”? Kur në fakt, unë jam thjesht një këngëtare që i këndoj realitetit dhe ajo çfarë shoh rreth e rrotull janë marrëdhënie emocionalisht abuzive kudo nëpër botë.”

Nëse nuk e dinit, në të shkuarën Lana Del Rey kritikohej për tekstet e saj pasi tingëllonin sikur ajo përpiqej t’i jepte nota romantike abuzimit emocional. Kaq u desh që të vërshonin statuset ironizuese rreth saj në Twitter. Njerëzit, mund t’i pranonin të gjitha, por jo Lana-n që thotë diçka që tingëllon si kundër Beyonce-s.

“Le të jemi të qartë,-vijon ajo. Unë s’është se nuk jam feministe, por duhet të jetë një vend në botën feministe për gratë që duken dhe veprojnë si unë. Ndër të tjera në statusin e saj, ajo shkruan se gjatë gjithë kësaj kohe i ka lënë kohë këngëtareve të tjera që “të shprehin çfarë të duan përmes muzikës së tyre” dhe tani po kërkon të njëjtën gjë për veten dhe për gjithë gratë që gjejnë veten tek muzika e saj.

Deklarata të tilla s’janë pritur mirë dhe tani, kryefjala e komenteve në Instagram-in e saj është “xheloze”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *