• |
ide | kryesore

Thyhet rekordi i Sharapovës: sportistja më e paguar e të gjitha kohëve është Osaka

-Instant, Sport



Naomi Osaka vendos një rekord: tenistja japoneze në 2019 ka qenë atletja sportive më e paguar në botë. 37,4 milionë dollarët e fituar (shifrat e Forbes) jo vetëm e kanë projektuar në krye të klasifikimit të përvitshëm, por e lejojnë edhe të vendosë një rekord absolut. Në fakt, Osaka bëhet kështu sportistja më e paguar e të gjitha kohëve duke mundur rekordin e vendosur në 2015 nga Maria Sharapova, që ishte ndalur në 29,7 milionë dollarë.

Sipas Forbes, 22 vjecarja ka fituar në 2019 një total prej 37,4 milionë dollarë në shpërblime e kontrata sponsorizimi, duke kaluar me pak rivalen amerikane Serena Ëilliams, që është vendosur gjithnjë në podium në 4 vitet e fundit e mban rekordin total në karrierë me mbi 300 milionë dollarë të fituar gjatë viteve.

Me baba haitian e mama japoneze, Osaka ka arritur të jetë numri 1 në klasifikim botëror të ATP (28 janar 2019), pasi fitoi dy turne Grand Slam radhazi: Us Open në 2018 e Australian Open në 2019. Aktualisht ajo është numri 10 në ranking ATP. Profesioniste nga 2014, në koincidencë me datëlindjen e saj të 16, Osaka është tenistja e parë japoneze që ka fituar një turne Grand Slam e aziatikja e parë që është bërë numri 1 i klasifikimit Botëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *