• |
ide | kryesore

10 aktorët më të paguar të Hollywood-it për 2023

Paparazzi, Slider



Forbes ka publikuar listën e aktorëve më të paguar për vitin 2023.

Aktori më i paguar në Hollywood për vitin 2023 u shpall Adam Sandler, i cili ka fituar një shumë marramendëse prej 73 milionë dollarësh. Që nga viti 2014, kur nënshkroi një kontratë për katër filma me Netflix me vlerë 250 milionë dollarë, ai ka siguruar vlera të konsiderueshme.

Vitin e kaluar në Netflix u publikua pjesa e dytë e filmit të tij “Murder Mystery”, i cili grumbulloi më shumë se 173 milionë orë shikimi, dhe së fundmi në këtë platformë u publikua edhe drama shkencore fantastike “Spaceman”. Margot Robbie zë vendin e dytë në listë si aktorja më e re dhe si një nga dy aktoret e vetme në listë. Tjetra grua në listë është Jennifer Aniston.

Aktorët e tjerë që janë renditur në listën e Forbes:

Adam Sandler – 73 milionë dollarë (66.9 milionë euro)
Margot Robbie – 59 milionë dollarë (54.1 milionë euro)
Tom Cruise – 45 milionë dollarë (41.3 milionë euro)
Ryan Gosling – 43 milionë dollarë (39.4 milionë euro)
Matt Damon – 43 milionë dollarë (39.4 milionë euro)
Jennifer Aniston – 42 milionë dollarë (38.5 milionë euro)
Leonardo DiCaprio – 41 milion dollarë (37.6 milionë euro)
Jason Statham – 41 milion dollarë (37.6 milionë euro)
Ben Affleck – 38 milionë dollarë (34.8 milionë euro)
Denzel Washington – 24 milionë dollarë (22 milionë euro)/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *