• |
ide | kryesore

Detaje nga vetëvrasja e 20-vjeçares në Korçë, 1 vit më parë denoncoi djalin e xhaxhait për përdhunim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku u gjet e vetëvrarë në banesë një 20-vjeçare.

Një vit më parë e reja kishte denoncuar djalin e xhaxhait për përdhunim.

Të njëjtat burime shtojnë se djali i xhaxhait të saj ishte dënuar në atë kohë për veprën penale “ngacmim seksual”, ndërsa momentalisht është duke vuajtur dënimin “arrest shtëpie”.

20-vjeçarja vari veten mesditën e sotme në banesën e saj, ndërsa nuk dihet nëse ky rast ka ndikuar në aktin ekstrem. Policia ende është duke punuar dhe marrë në pyetje të afërm dhe familjarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *