• |
ide | kryesore

Video/ Leipzig rimerr vendin e tretë, duke shëtitur në Mainz: Werner jep spektakël

-Instant, F1, Sport, Video



Në javën e 27 të Bundesligës, e dyta pas rifillimit të kampionatit gjerman, Red Bull Leipzig shëtit në fushën e Mainz: 5-0 për skuadrën e Nagelsmann, që kthehet e treta pas Bayern Mynih e Borussia Dortmund. I pandalshëm Werner, autor i një triplete, ndërsa kompletojnë shuplakën Poulsen e Sabitzer.

Në ndeshjen e vajtjes kishte përfunduar 8-0, e me një rezultat të tillë mund të pritej gjithnjë një reagim krenarie, për të kthyer faqe e për të treguar se ishte thjesht një ditë e keqe. Por Mainz rrëzohet përsëri keq përpara Leipzig, që kalon në renditje Borussia Mönchengladbach e Bayer Leverkusen. Dukej një ndeshje stërvitore dhe dyert e mbyllura në Opel Arena e rrisin ndjesinë, sidomos pas golit të parë të Timo Werner, që hapi goleadën në minutën e 11′.

Vendasit praktikisht e mbyllën aty ndeshjen e tyre. Leipzig bën cfarë të dojë në fushë, sidomos në të djathtë e në të 23′ Sabitzer gjeti harkimin e duhur për golin e 2-0, realizuar nga kapiteni Poulsen, i ndihmuar edhe nga gabimi i portierit Müller. Kapitullimi është vetëm cështje kohe, sepse goli i tretë mund të shënohej edhe më parë se Sabitzer, të finalizonte në të 36′ sugjerimin e Poulsen.

Nuk ka ndeshje, sepse me rifillimin e lojës (48′) Leipzig i mjafton një trekëndësh për të shënuar të katërtin: Kampl shërben për Werner që shënoi me portën e boshatisur, duke u kujtuar vetëm në fund të mbante distancën sociale nga shoku që i dhuroi asist. Distancat i mbajtën e shumë madje mbrojtësit e Mainz, në mëshirë të plotë të kundërshtarëve, të pandihmuar edhe nga mesfusha.

E pas dy rasteve të humbura, Werner fiksoi tregolëshin e tij personal (75′) që e ngjiti tashmë në kuotën e 24 golave në Bundesligë e -3 nga Lewandowski, golashënuesi më i mirë. Sulmuesi, që ka gjithnjë e më tepër admirues, kishte shënuar tre gola edhe në vajtje. Në klasifikim, Leipzig arrin kuotën e 51 pikëve (-3 nga Borussia, – 7 nga Bayern), ndërsa Mainz mbetet +4 mbi Fortuna Düsseldorf e treta nga fundi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *