• |
ide | kryesore

Autopsia e degradimit të PD/ Sa më i dhunshëm Rama, aq më e squllët opozita

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Lulzim Basha ka dalë sot përkrah ambasadores Kim për të shpallur një tjetër “vijë të kuqe”që i ka vënë Edi Ramës: përfundimin e reformës zgjedhore brenda majit. Me triumfin e shtirë të atij që ngre lart trofeun e një fitoreje që nuk hyn në punë, ai është përpjekur ta shesë këtë si sukses të tij.

Ndonëse s’ka mbetur shqiptar pa e kuptuar se me përdhunimin e ligjeve që u pa te Teatri Kombëtar, me kapjen e drejtësisë me mbështetje ndërkombëtare, me policë banditë që torturojnë protestuesit pa numër identifikimi, pa asnjë të dënuar, qoftë për vjedhjet masive, qoftë për grabitjen e votës, nuk mund të ketë zgjedhje të pranueshme (jo të lira e të ndershme, por thjesht të pranueshme), Lulzim Basha i gëzohej datës që kishte caktuar vetë.

Por bilanci i vërtetë i kësaj “fitoreje” bëhet vetëm po të krahasohet me aspiratat që përligjën momentin e djegies së mandateve.

Atëherë u tha se do të kërkohej një ‘Republikë e Re’, një ndryshim tërësor i sistemit, që t’i jepej më shumë peshë qytetarit në raport me kryetarët e përjetshëm të partive.

Pikërisht për këtë, pasi hodhi bomba me molotov mbi Kryeministrinë dhe Parlamentin, opozita e bashkuar doli me një platformë me dhjetë pika në fillim të majit 2019. Që atëherë Lapsi.al e quajti këtë një platformë të mangët dhe minimaliste, e cila nuk i zgjidhte problemet e mëdha të regjimit të instaluar në vend. Por po të krahasohet me derexhenë ku kanë përfunduar sot kërkesat e PD dhe aleatëve, ajo ishte ku e ku më e avancuar. Ajo kërkonte në thelb një qeveri tranzitore e cila do të realizonte: Goditjen e grabitësve të votës, ndëshkimin e politikanëve të lidhur me krimin, ndalimin e PPP dhe Koncesioneve, etj (linku poshtë platforma e plotë).

Lexo më tej:

Dhjetë propozimet e opozitës për qeverinë tranzitore

Jo vetëm asgjë nga këto nuk u mor parasysh, por Edi Rama zhvilloi edhe zgjedhjet e vetme moniste në këto tre dekada, të cilat ashtu sikurse u pa, u bënë copë nga Raporti i OSBE-ODHIR-it.

Andi Bushati:Raporti i ODHIR, si pasqyrë e rregjimit që po instalohet

Si për çudi, megjithëse situata demokratike pas 30 qershorit u përkeqësua, opozita filloi të sillej më shumë si pulë. Mitingjet e premtuara u ndërprenë në favor të tryezave, ku liderët opozitarë dialogonin me vetveten. Prej këtyre bashkëbisedimeve shterpë lindi edhe një platformë e dytë, këtë herë me 5 pika, ajo e tetorit 2019.  Edhe kur ajo u shpall, Lapsi.al artikuloi kritika për pamjaftueshmërinë e saj, megjithëse e parë nga sot… ajo duket krejt e paarritshme.

Aty bëhej fjalë për reformën zgjedhore, e cila sipas “vijave të kuqe” që i sheh vetëm Basha, nuk duhej të bëhej as me njerëz si Gjiknuri të dalë në përgjimet e ‘Bild’, as me deputete si Rudina Hajdari, që përfaqësonin një opozitë të falsifikuar.

Mbi të gjitha, aty theksohej se në kushtet e një parlamenti ilegjitim, kjo reformë duhej miratuar me pjesmarrjen e votës popullore, pra me referendum (poshtë platforma e plotë).

Reforma zgjedhore/ Opozita vendos kushte për votën

Sot, Këshilli Politik që u krijua më pas, jo vetëm ka në përbërje Damianin dhe Rudinën, por aty as nuk përmendet më leva demokratike e votimit në popull.

Edhe njëherë sa më brutal, arrogant dhe barabar, siç e quajti së fundi “Le Monde” tregohej Rama, aq më si dele sillej Basha.  

Kulmi u arrit se pakti për Këshillin Politik, mbiu befasisht një ditë, pikërisht fiks atëherë kur i duhej kryeministrit për imazhin e tij ndërkombëtar: para konferencës së donatorëve dhe para hapjes së negociatave.

E njëjta fabul po përsëritet, sërish edhe tani pas rënies të vijës së fundit të kuqe, shembjes talebane të Teatrit Kombëtar, duke nëpërkëmbur çdo ligj dhe shpërfaqur një fytyrë diktatoriale në kohë pandemie.

Pikërisht në këtë moment, kur kjo dhunë e pashmebullt shtetërore, as dhe në ëndrrën më të çartur nuk të lë të imagjinosh për zgjedhje normale, Lulzim Basha po i gëzohet faktit se po përmbyll reformën zgjedhore.

Shiheni edhe njëherë bilancin e tij: kërkoi dënimin e grabitësve të votës. Më kot!

Kërkoi ndëshkimin e politikanëve të lidhur me krimin. Më kot!

Kërkoi ndërprerjen e financimit të regjimit nga oligarkët me të cilët ndan Koncesionet dhe PPP. Më kot !

Kërkoi  tryezë pa Gjiknurin dhe Hajdarin. Më kot !

Kërkoi referendum popullor. Më kot !

Dhe pas të gjitha këtyre del e pozon i qeshur përkrah Yuri Kim duke e çuar opozitën drejt zgjedhjeve si cjapi tek kasapi.  

©Lapsi.al



49 Comments

  1. basha nuk ka pse u perulet bandeambasades amerikane sepse asaj i kane rene breket ne fund te kembeve .po te shofesh sondazhet qe ka bere gazeta Koha jone ajo nuk ka me shume se 10ose 15%ne favor te saje .gjithe populli i ndershem shqiptare e urren ate .garancine amerikane per zgjedhje te lira e te ndershme e pa e gjithe bota pervecese kapobandes amerikane,zgjedhjet moniste lokale u bene mbekimin dhe insistimin e kesaje bande .po nuk hoqi dore nga perulja perballe kesaj bande basha e ka te kote cdo perpjekje per zgjedhje te lira e te ndershme .si kudo amerika kerkon te beje negociata te dhunshme ne favore te kastave te inkriminuara dhe korruptuara.pasi te vrete ,te vjedh .hajde te bejme paqe thote por falje duhet te kerkoje viktima dhe leshimet duhet ti beje viktima ose pala e demtuar.me e fresketa eshte nderhyrja e rugacit grenell ne kosove ki kerkohej tu kerkonin falje serbeve qe i kishin vrare dhe perdhunuar dhe per kete kosova duhej ti jepte serbise dhe krahinen me te pasur ,sepse nuk u mjaftonin krimet dhe perdhunimet qe kishin hequr.

  2. Po cfare te beje Basha? A e kuptoni qe ai eshte ne opozite. Krijoi cadren askush nga ju te shtypit se mbeshteti, dogji mandatet prape ai u la ne balte nga ju te shtypit? Tani te pranoje pikat e Presidentit? O lapsi eshte e veshtire te jesh ne opozite. Mos beni sikur i bini qeverise, me shume i bini opozites.

  3. Ndoshta eshte nje menyre per te treguar se nuk mund te behet asgje perballe Rames, edhe pse Luli realisht nuk po ben asgje. Kete lloj fataliteti kerkon ta projektoje tek shqiptaret dhe sidomos opozitaret qe ne diten e plojes se radhes ta justifikoje vazhdimin e qendrimit ne Pd dhe pse jo bashkeqeverisjen me Ramen. Sa me i dhunshem e i pushtetshem te lihet te duket Rama aq me i pranueshem do te duket deshtimi i tij dhe dorezimi ne preherin e Rames. Opsioni tjeter eshte qe eshte i bindur se mund te fitoje aq thelle sa makineria e manipulimit te qeverise nuk do ta ndalonte dot. Po a ka njeri qe e beson sinqerisht kete?

  4. Trysnia amerikane per ta perfunduar brenda Majit ate Reforme zgjedhore ka vetem nje shpjegim – Zgjedhjet mund te jene fare afer! Ekonomia ne kolaps ja ben Rames te pa mundur zvarritjen me gjate ne pushtet.

  5. Po ju ritregoj nje barcalete qe shume prejush e dine.
    Nje cift kishin dale ne pyll. Disa bandite, i kapin dhe vendosin te perdhunojne femren. Mashkullit, pasi bene nj rreth ne toke me nje shkop i thane: Po dole nga rrethi te piu e zeza. Pasi e pedhunuan femren, banditet iken. Mashkulli shkoi te ngushellonte femren.
    Kjo i thote: Po cfare burri je ti, beje sehir kur ata me perdhunonin e nuk luajte nga vendi.
    Mashkulli i pergjigjet: S’eshte e vertete, kur ata po merreshin me ty, une e nxora kemben nga rrethi dy-tre here.
    Gjejeni vete tani kush eshte Luli.

    1. Kot me te pyet, po perdhunuesi a kishte ndonje faj ketu? Se per te vazhduar me metaforen tende, me duket sikur gruas se perdhunuar (popullit) i pelqen ta mbaje “brenda” dhe t’ia veje fajin burrit (opozites) qe nuk e ndihmon.

  6. Basha mos u be servil I ambasadorit te radhes. Mbeshtetu vetem tek populli I vuajtur. Po vazhdove te qeshesh kur del ne bulevard sic bere per teatrin me mire hap krahun nuk je per ate pune. Berisha keshtu nuk vazhdohet.

  7. Basha ben kompromis me Ramen qe te siguroje mbetjen ne opozite!
    (duhet koka rrase e Taulant Balles per ta besuar kete)

  8. Nuk ju kuptoj se cfarë të kuptojmë me këtë të”squllët”C’farë sipas jush të bëjë Pd.Sygjeroni ju ndonjë gjë që mund ti “shërbejë”mbase jeni më të mëncur dhe kështu bëheni të sukseshëm.

    1. Duhet ti vere flaken rames

      Qe te dale rama te thote qe opozita eshte e dhunshme

      Rama e provokon opoziten cso dite cdo ore por opozita suhet ta haje karremin se pse rama i ka keq punet dhe i duhen ca trazira tani

      Trazirat jane kur te vidhen zgjedhjet o lapsi jo tani.

      Tani presim Kim i japim kafe dhe e percjellim.
      Se na cau karin. Do reforme ok ja dhe reformen.
      Pastaj le te dale te thote qe zgjedhjet me nje parri jane ok. Sic tha palmer bytha

      Ambasada eshte bere e urryer. Se sheh dot njeri me sy. Po te mos ishte per vizat sdo ekish pa njeri me sy. Dhe yuri kim ska noi merite qe amerika eshte vendi me i kire ne bote

      Por kim ka merite qe te mos na caje trapin me ambasaden

      Ambasadore legene

  9. Andi Bushati o leshi nexhmijes mos bej opozite te opozites, co uje ne mullirin e Rames co, ate ke si detyre. MOS HARRO VAZHDO BEJ OPOZITE TE OPOZITES TI VEMJE! Edhe ty Shkullak nuk te falet qe vazhdo te punosh me kete kerme. Po shko o Bushat shko bjeri Rames, shko bjeri mu ne zemer diktatures se instaluar se sa te merresh me opoziten. Perpara se te merresh me opoziten bjeri edhe njeher ashper AMBASADES AMERIKANE. SU NGOPET 7 VJET DUKE I RENE OPOZITES. CPASKENI QENE KLYSH SERBI!

  10. Edhe ajo sms banale që publikoi Ilir Meta tregon se opinionin mbi çdo çështje të nxehtë e krijojnë SHBA dhe BE, dhe e qarkullojnë mes tyre duke informuar Edi Ramën dhe Ilir Metën.

    Kaq e thjeshtë është.

    Po qe se reformën në drejtësi, do ta kishte në dorë Edi Rama, jam i sigurtë se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk do të shqetësoheshin kurrë.

    Problemi i tyre real është jo se Edi Rama ndihmohet nga SHBA dhe BE, për të çuar deri në fund reformën në drejtësi, por se Edi Rama është dakord dhe së paku nuk ka çeduar në mbështetjen e detyrueshme kushtetuese ndaj SHBA dhe BE për reformën në drejtësi.

    Problemi i tyre është se ata ndjehen sikur kanë dorëzuar me duart e tyre, kokën në tepsinë e SHBA e BE, dhe jo të Edi Ramës. Po ta kishin tek tepsia e tij nuk do shqetësoheshin. Aty ku e kanë dorëzuar ndjehen të frikësuar dhe me kaq shpjegohet gjithçka, nga kjo lëvizje e re kundër SHBA e BE, që në fakt tregon frikën e vjetër.

  11. E mbani mend Rayersonin,qe dilte ne fushate me Saliun,artehere ishte I mire se dinte edhe shqip….
    Rrofte komandanti hajdut Meta.
    Ishalla e shpallin person non gratta.,si Kryeprokurorin Llalla.

  12. Dmth fajin e ka opozita se duhet te marre armet

    Opozita provokohet cdo dite.

    Cdo njeri i opozites ka kurthe cdo e drejte ka gracka dhe fajin e ka opoxiata qe nuk ha karremin e rames.

    Rama eshte i ikur por do qe ta hedhe tek opozita

    Dhe ju i beni favor me patozin tu pi noi gote

    Jo keshtu lapsi.

    Jeni bere paterice e fuges valle ???

  13. Analizë e saktë, por nje diçka është lënë pa thënë, qe kryetari i PD është natyrshëm i squllet apo qëllimisht i tillë? Pra sa tradhtar është sorrosiani Basha me shokë? Ketu duhet të përqendrohen analistët, “dobësia” e PD është dytësore. Këtë opozitë tonën e ka marrë lumi prej kohësh, qe kur iku Berisha, se sikur kishte ca opozitë atëherë. Unë akoma nuk e di mirë se a e kan dhe kush e ka kërcënuar Salen qe e la PD ne këtë derexhe. (?)

  14. ku mblidhen gjithe bythqit e opozites ..Sa te jete LyL basha dhe Sali krimineli ,ne opozite do jeni ……. deri ne vitin 2100 !

    1. 2100?? Gjatë e paske çu, deri atëherë s’do të ekzistojë asnjë parti. I ke bërë llogaritë pa hanxhinë, siç i bëni përherë ju të kuqtë. Provoje me një vit tjetër se mos del!

  15. kur japin mend dhe katunaria e PeDes vari bidonat muhabetit o shpellare nuk fiton Pedja zgjedhje per nja 20 vjet sa te vdesi maloku Berisha dhe trapi Basha

  16. 100% dakort. Me bashen ne opozit rama do vazhdoje te mbreteroje duke u kufizuar dhe hequr lirite shqiptareve si ti doje qefi

  17. gabimi historik qe ka bere pdja eshte identifikimi me shtresat e ulta dhe te pagdhendura te shoqerise si malok,cecen,katundare. duhet ti largohet atyre qe te shtoje numrin e votave dhe pranimin nga qytetaria
    sa per lulzimin esht zyb gjith

  18. Basha perfaqeson nje ender qe ka kohe qe ka vdekur, eshte perdhunuar, vjedhur,deformuar,e provincializuar. Pd e degjeneruar moralisht e politikisht nuk mundet te behet mbeshtetese e idealeve e shteresave qytetare te cilet me te drejte jane larguar dekompozimit te ish PD. Sot kjo parti nuk ka mbeshtetje, nuk ka ide, nuk do e nuk eshte ne gjendje te fitoje besimin e popullit dhe si e tile eshte e destinuar te zhduket nga skena politike. Eshte e kote te japesh receta per sherimin e PD. Duhet investuar ne forca te reja qe kane frymen, idete e pastertine qe shqiptaret duan. Lereni PD ne agonine e saj qe se bashku me kete kryetar te emeruar qe te mbylle ciklin e saj te agonise.

  19. Edhe ajo sms banale që publikoi Ilir Meta tregon se opinionin mbi çdo çështje të nxehtë e krijojnë SHBA dhe BE, dhe e qarkullojnë mes tyre duke informuar Edi Ramën dhe Ilir Metën.

    Kaq e thjeshtë është.

    Po qe se reformën në drejtësi, do ta kishte në dorë Edi Rama, jam i sigurtë se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk do të shqetësoheshin kurrë.

    Problemi i tyre real është jo se Edi Rama ndihmohet nga SHBA dhe BE, për të çuar deri në fund reformën në drejtësi, por se Edi Rama është dakord dhe së paku nuk ka çeduar në mbështetjen e detyrueshme kushtetuese ndaj SHBA dhe BE për reformën në drejtësi.

    Problemi i tyre është se ata ndjehen sikur kanë dorëzuar me duart e tyre, kokën në tepsinë e SHBA e BE, dhe jo të Edi Ramës. Po ta kishin tek tepsia e tij nuk do shqetësoheshin. Aty ku e kanë dorëzuar ndjehen të frikësuar dhe me kaq shpjegohet gjithçka, nga kjo lëvizje e re kundër SHBA e BE, që në fakt tregon frikën e vjetër.Ju shpellkare trima beni sikur jeni trima dhe propozoni bashes per lufte dhe ju vete rrini ne bodrume per te bere gjithologun,reforma reforma dhe marja pjese ne sistem me votime,vetem keshtu forcohet demokracia dhe behen ndryshime,e provoje basha dhe daljen nga sistemi por cfare korri largimin e elektoratit te pd

  20. 26 maji 1996, vjedhja masive e votës, dhuna me përgjakje si të kishin përballë serbin e jo vëllain, motrën, komshiun, do të shtronin rrugën e një diktature të panjohur në Shqipëri, diktaturën e komunistëve dhe bijve të tyre të kthyer në demokratë.

    1. !996 -2017.
      I thonë 21 vite sistem pluralist.
      !944 – 1992
      I thonë 48 vite sistem diktatorial komunist njëpartiak
      2017 – 2020
      I thonë edhe tre vite të tjera sistem monist komunisto-mafioz.
      Ndërkaq , në gjithë këtë periudhë historike të shtetit shqiptar prej 71 vitesh, enveristët qejfllij të pluralizmit demokratik, nuk pushojnë së lehuri vetëm pë zgjedhjet er vitit 1996.
      Çfarë ndodhi në zgjedhjet e vitit 1996 ?
      Socialistët enveristë, kur e panë që në gjithë Shqipërinë po fitonte përsëri PD , i larguan komisionerët e tyre disa orë para përfundimit të zgjedhjeve, duke rrëmbyer edhe vulat.
      Mos të harojmë që komisionerët e së djathtës, vinin kryesisht nga pjesa e të persekutuarve politikë.
      Nëse unë si i përndjekur politik, do të shihja që në listat e kandidatëve figuronin kriminelë sadistë sigurimsë, që kishin vrarë e persekutuar pjestarë të familjes sime, e kisha të drejtën e Zotit që listën me ato emra kriminelësh do ta grisja e ta hidhja në hale.
      A mund të ketë demokraci pa drejtësi e pa u ndëshkuar kriminelët ?
      Po e njejta histori po përsëritet edhe me “reformën zgjedhore”
      “Të reformojmë zgjedhjet” , pa ndëshkuar hajdutët e votave të lidhur me bandat mafioze të trafikut të drogës.

  21. Luli edhe pa bërë asgjë të fortë, po ia ha kokën ramës. sepse drogaxhiu nuk rri dot pa e krujt me të gjithë.

  22. Kjo retorikë anti perendimore ka ardhur duke u forcuar, në përpjestim të drejtë me ecurinë e reformës në drejtësi vitet e fundit në Shqipëri, për shkak të rolit parësor që kanë për këtë SHBA dhe BE. Sa më shumë që reforma ka ecur, sa më shumë është këmbëngulur për implementimin e saj duke çuar në ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë, aq më shumë është rritur rezistenca e brendshme kundër saj. Flamurtarët e kësaj linje, vijnë nga elita e vjetër politike që kontrollonte deri dje drejtësinë e vjetër, e cila ndihet e frikësuar për shkak të mëkateve 30 vjeçare në qeverisjen e vendit.

  23. Ushtria e paguar nga face book qe ne fakt ne mesazhe eshte ushtri se jane 2-3 persona qe shkruajne te njejtat gjera kunder Lulit e PD, te njejtat fraza e me nje rresht. Meqe jeni kaq te sigurt se fitoren e keni te sigurt, se bashku me babane e kombit bejini zgjedhjet qe neser, te djelen qe vjen dhe siguroni 4 vjet te tjera pushtet….por hiqeni zvare edhe keni nje vit qe nuk beni zgjedhje te parakoheshme sepse doni te vidhni sa te mundni edhe kete kohe. Boll me mburavitje, por beni zgjedhjet se pushtetin lokal dhe qendror, ushtrine e drogmeneve dhe krimineleve i keni 100% tuajet dhe FITONI, provojeni sic e provuat me zgjedhjet lokale ku 10% erdhi ne votime nga te cilet 3% votoi kunder. Provojeni kjo eshte me e mira dhe mbyllet debati bosh ne rrejtet sociale te dominuara nga ushtria juaj fantazme, se jeni shume ju qe shkruani, por ky numur nuk doli kur u votuia ne 30 qershor.

  24. Nga 15 kushtet që ka vënë BE për avancimin e proçesit të integrimit të Shqipërisë, i vetmi kusht ku i kërkohet opozitës që të bëjë punën e saj, është reforma zgjedhore.
    14 kushtet e tjera duhet ti realizojë mazhoranca qeverisëse.
    Për reformën zgjedhore nuk duhet të harojmë që ishte faktori ndërkombëtar që e detyroi Ramën, që të linte akrobacitë e lojërat e pista me të ashtuquajturën “opozitë parlamentare” e të ulej me opozitën reale jashtë parlamentit, të cilën ai e nuk e kishte fare në konsideratë.
    Fillimisht, para se të fillonte punën grupi me përbërje të opozitës reale e të përfaqësuesve të palo parlamentit, nën trysninë e BE e SHBA , u arrit marëveshja që mazhoranca ishte e detyruar që reforma zgjedhore të bëhej detyrimisht me konsensusin e opozitës, e parlamenti të votonte vendimet konsensuale e afati u la data 31 maj.
    Mbaj mënd që “opozitarët e opozitës” që sot bombardojnë Bashën si të “squllët”, patën dalë me kërkesën që opozita ta linte këtë mazhorancë, apo më saktë Ramën, që ta ntrashte sa më shumë zullumin e keq qeverisjes.
    Kjo kërkesë ngriti kokën kur u pa se pas opozitës në protestat e vitit të kaluar, ndonëse pjesmarja ishte shumë e madhe, këta soj opozitarësh, nga njera anë kërkonin shndrimin e protestave në revolucion të dhunshëm, e nga ana tjetër sulmonin opozitën se kishte bërë fajin e madh që kishte dorëzuar mandatet.
    Jo vetëm opozita partiake, por edhe pjesa më e madhe e opinionit publik shqiptar, bëri “gabimin” që besoi se Rama do të detyrohej të jepte dorheqjen, me situatën e krijuar para zgjedhjeve lokale të qershorit të vitit të kaluar. Normalisht e llogjikisht, cilido kryeministër i një vendi të NATO-s, me marrëzitë e bëra në pushtet, duhej ta kishte dhënë dorheqjen.
    Por Rama ashtu siç e thotë vetë publikisht, është një njeri i pacipë e krejtë ndryshe nga çdo politikan.
    Ai i shkoi deri në fund marrëzisë së tij duke bërë votime një partiake, i mbështetur edhe nga eksponentë të së majtës ndërkombëtare.
    Vitin e kaluar e në vazhdim, për fatin e keq të demokracisë së brishtë në Shqipëri, qoftë BE e qoftë SHBA, duke pasur një luftë të ashpër politike mbrenda tyre, e ku si temë kryesore ishte “influenca ruse”, të zënë vetë nga këto probleme edhe me Breksitin, lidhur me Shqipërinë të vetmin ndërhyrje që bënin, ishte kujdesi për “stabilitetin politik” të këtij vendi të vogël të Ballkanit, me një kryeministër të çarkallosur që kërcënonte të ndronte partneritetet strategjike me Rusinë e Turqinë.
    Përse injorohen këto realitete të ndodhura nga analistët e majtë shqiptar apo edhe analistë që e shesin veten si të djathtë e në vënd që të meren me marrëzitë flagrante të kryeministrit Rama, sulmojnë opozitën e liderin e saj Basha ?
    Ka 30 vite që ka ikur koha që Shqipëria si “shkëmb graniti i socializmit”, ishte e izoluar nga gjithë bota, edhe nga perëndimi kapitalist edhe nga lindja revizioniste.
    Perëndimi nuk duhet haruar se ndonëse kishte e ka një sistem kapitalist demokratik, gjithmonë ka qenë në të njejtën kohë edhe me një sistem pluralist.
    Duhej të ishte një fenomen i haruar mendësia e kultivuar gjatë kohës së diktaturës enveriste, që shtetet e huaja akuzoheshin “en block” si miq e armiq.
    Ishin armiq të betuar të Shqipërisë Europa perëndimore e Amerika për enveristët, siç ishim miq e armiq edhe Jugosllavia, BS e Kina.
    Akoma edhe sot kryesisht nga majtistët shqiptarë vazhdohet të abuzohet me përgjithësimet, kështu thotë SHBA e kështu thotë BE, duke injoruar faktin se në botën demokratike nuk mund të gjesh të njejtin mendim, përderisa ka sistem demokratik pluralist e për pushtet garojnë parti me ideollogji të ndryshme,
    Injorohet gjithashtu edhe fakti se në botën demokratike, një rol shumë të rëndësishëm luajnë mediat dhe shoqëria civile me OJF e saj.
    Dëgjoj në televizionet shqiptare të thirret thuajse përditë , “avokati me formim anglo-sakson”, Spartak Ngjela, biri i një ish ministri jetëgjatë të kohës së diktaturës enveriste, e të tundë kërcënueshëm gishtin si zëdhënës i FBI amerikane , që drejtësinë në Shqipëri do ta bëjë AMERIKA.
    Por nga “Amerika” një influencë goxha të madhe në zhvillimet politike në vende të ndryshme të varfëra, ka pasur edhe organazata e fuqishme politike e “Shoqërisë së hapur” e multimiliarderit të majtë Soros.
    Kur flasim për “Amerikën”, duhet që të përcaktojmë se politikën e cilit “amerikan” duhet të respektojmë, politikën e presidentëve të zgjedhur të saj, apo të Sorosit që është “vetëzgjedhur” me miliardat e tij të fituara në spekullimet në Bursë ?

  25. pse merziteni o milet , lulushi e ka marre llokmen e vet , ai po tregohet me kopil , se po mbush xhepat ne opozite , imagjino kur te vi ne pushtet , ne o burra te qajme teatrin

  26. Ju te ores 9:56 dhe 9:58 byroistet e pd te shqetesuar se amerikanet Po mbikqyrin reformen mire salihu meta basha jane te shqetsuar por ju shpellkare te mjere cfare keni me reformen amerikane ne drejtesi,ju shqetesoheni per bythen e salihut metes e bashes apo per bythen tuaj,kaq rrotakari jeni o shpellkare

    1. Ore tru shpëlarë i enverizmit !
      Po për cilët “byroistë” ore trap e ke fjalën që i oërmend në çdo koment me dy eejshta se më tej nuk e ke takatin e trurit ?
      Mos e ke fjalën për byroisten Lenka, mjelëse lopësh, byroistin Muho karrocier, apo byroistin Tao Palla druvar nga Librazhdi ?

  27. Ore tru shpëlarë i enverizmit !
    Po për cilët “byroistë” ore trap e ke fjalën që i oërmend në çdo koment me dy eejshta se më tej nuk e ke takatin e trurit ?
    Mos e ke fjalën për byroisten Lenka, mjelëse lopësh, byroistin Muho karrocier, apo byroistin Tao Palla druvar nga Librazhdi ?

  28. Ja per ty e kam o debatikasi i salihut ti e pranon dhe vete qe je byroisti i pd se salihut 24 karat komunist,flit fjalet e tua o rrotKari jo me mendjen e zigurit qe te njejtin koment e perdor ne te gjitha portalet

  29. Ky qelbesire burre e kish shitur ceshtjen e teatrit nje myaj perpara prishjes ne nje takim ne nje vile jashte Tiranes me Ramen. Pa ikur ky burre i peste nuk ka ndryshim politikash ne Krra Krra. Politikat e PD kane qene rob i15 milion eurove te tije.
    Ironi qe sot , nje jave me pas …flitet per bashkeqeverrisje :Rama-Basha.

  30. faktorin nderkombetar nuk mund ta mosperfillim derisa vet nuk arrijm ti zgjidhim gjerat; ata duan me te drejt qe te zgjidhen institucjonalisht: pa dhune si nje vend qe pretendon te hyje ne EU ; rama nuk esht racjonal ai mundohet me te gjitha menyrat; me protesta nuk e leshon sic do e leshonte cdo KM; pra do ti shkoj ne fund ; opinioni nderkombetar esht ai i mediave qe treguan se ca esht: diktator;edhe me dhun te huajt nuk mund te na e heqin; tani si ti behet? askush nuk do te jet hero si ne 91 per te heq diktaturen, keshtu mos ja lini bashes; kjo tregon degradimin e pushtetit te nje partie kryesisht; pergjegjesia esht e te gjitheve

  31. !996 -2017.
    I thonë 21 vite sistem pluralist.
    !944 – 1992
    I thonë 48 vite sistem diktatorial komunist njëpartiak
    2017 – 2020
    I thonë edhe tre vite të tjera sistem monist komunisto-mafioz.
    Ndërkaq , në gjithë këtë periudhë historike të shtetit shqiptar prej 71 vitesh, enveristët qejfllij të pluralizmit demokratik, nuk pushojnë së lehuri vetëm pë zgjedhjet er vitit 1996.
    Çfarë ndodhi në zgjedhjet e vitit 1996 ?
    Socialistët enveristë, kur e panë që në gjithë Shqipërinë po fitonte përsëri PD , i larguan komisionerët e tyre disa orë para përfundimit të zgjedhjeve, duke rrëmbyer edhe vulat.
    Mos të harojmë që komisionerët e së djathtës, vinin kryesisht nga pjesa e të persekutuarve politikë.
    Nëse unë si i përndjekur politik, do të shihja që në listat e kandidatëve figuronin kriminelë sadistë sigurimsë, që kishin vrarë e persekutuar pjestarë të familjes sime, e kisha të drejtën e Zotit që listën me ato emra kriminelësh do ta grisja e ta hidhja në hale.
    A mund të ketë demokraci pa drejtësi e pa u ndëshkuar kriminelët ?
    Po e njejta histori po përsëritet edhe me “reformën zgjedhore”
    “Të reformojmë zgjedhjet” , pa ndëshkuar hajdutët e votave të lidhur me bandat mafioze të trafikut të drogës.

  32. Eshte mentaliteti i popullit i tille! Enveri gjeti njerezit e duher per te vendosur diktaturen e ploretariatit! Saliu po ashtu, Fatosi e Meta njelloj dhe tani Rama qe eshte i vetmi europian ne Shqiperi ka kundershtare njerez me mentalitet shqiptar! Populli i ndershem duhet ta kuptoje kete dhe jo me Sali e like! Pa u larguar keta te dy do te jemi keta qe jemi!

  33. të gjithë e kujtojnë se si ish-kryeministri fuqiplotë, i merrte të “gjitha me rradhë”, emrat dhe mbiemrat e deputetëve të opozitës së asaj kohe, u bënte biografinë, u merrte erëzin, dhe askush nuk fliste, askush nuk pipëtinte, askush nuk e quante “diktator, manipulator, shtypës”, por të gjithë “luanët dhe lepujt” e tij e duartrokisnin. E një gjë të tillë, madje më të ekzaltuar e bënin edhe kur Doktori (kryeministët) shante me libër shtëpie, ndonjë deputet të ish-opozitës që kishte kurajon të denonconte me fakte shkelje ligjore, abuzime, korrupsionin, apo dhe afera të tjera. Padyshim që sot gjërat janë krejt ndryshe, padyshim që Rama kryeministër, nuk është si paraardhësi tij, pasi në krye të Kuvendit është dikush që i thotë kujdo në foltore, madje edhe shefit të qeverisë “koha mbaroi”. Padyshim Rama nuk është Berisha, pasi nuk merret me as me jetën private, as me familjen , dhe as me farefisin e deputetëve kundërshtarë, por thjesht u jep atyre përgjigjen e duhur. Padyshim që Rama sot, nuk është Berisha i djeshëm në Parlament, nuk mbjell gjuhën e urrejtjes, nuk nxit debate shterpë dhe dhunën mes deputetëve, nuk shpif dhe denoncon pa fakte

  34. Më ka dërguar doktori- foli si trim.

    -Po, si është puna?

    -Ju të gazetës- më tha- duhet të shkruani për mua, se kam qenë në burg. Jam nga Fushë- Kruja.

    Sapo kishte nisur botimin gazeta ‘Rilindja Demokratike’, më e kërkuara dhe më e lexuara në historinë e gazetave shqipe.

    -Mirë, po pse ke qenë në burg?, e pyes

    – Desha të vras Enver Hoxhën, prandaj…

    -Ta vrasësh?… Ma thuaj historinë, si ndodhi?

    -Kisha marrë vesh se Enveri do të kalonte me makinë mbi Urën e Zezës. Hyra poshtë urës dhe prita derisa të kalonte. Aty do ta vrisja.

    -Nga poshtë urës do ta vrisje tjetrin në makinën mbi urë? Si?

    – Me sëpatë!- tha ky që tashmë po bëhej pjesë e opozitës anti- komuniste.

    E pashë edhe një herë të mjerin dhe i thashë: ‘Mirë, mbylle derën dhe ik tani!’.

  35. Komentuesit konfuzioniste kuqale, mundohen qe ne disa komente( dora njejte) te poshterojne opoziten, e kryetarin e saje , me qellim te caktuar, e ne kohe te caktuar. Dihet tanime shume mire se kush po e drejton kete pushtet, e kush parti,, Dihen, e jane problematike te tera problemet e brendeshme qe jane te qellimeshme nga ky idiot, me problemet ligjore institucionale, e ekonomike, por dhe me eksodin, apo drogen, Pra,,,,rreshqitja, apo tendenca e kopukut Rama, per mbajtje te pushtetit me forma te tilla, eshte dalje nga detyrat demokratike qe ka pushteti nda popullit. POr kujte duhet tia thomi, gdheve, servileve, apo atyre qe jane si leter higjenike e ketij sistemi qe na ka ngritur rilindja kodoshe. Asnje mareveshje nuk ka patur, e s;do kete me kete psikopat qe te thyen ne bese, se i tille eshte, Largesi e botekuptimit te jetes demokratike mes te dyve, pra Rames e Bashes, Jane si dy pole qe nuk bashkohen, e qe diferenca e shkolles se te dyve rreflektohet ne brumosjen demokratike te bindjeve e edukimit. Per llafollogji, eshte Rama, per mashtrim eshte Rama, per bese thyer eshte Rama, per kampion perdorim, kultivim droge Rama, Per bandit Rama, e c;duhet ti themi?,,,,,,HORR, HORRI.

  36. Sot xixa e meriton supen me lakuriq te gatuar nga treshja e shefave te guzhines salih meta basha te shoqeruar sallat me minj krudo nga vicidoli,te befte mire o bythlepiresi korrekt i kesaj treshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *