• |
ide | kryesore

Video/ Schalke në krizë të plotë: Gjasula e Paderborn kënaqen me një pikë

-Instant, F1, Sport, Video



Asnjë fitore në transfertë në ndeshjet e mbrëmjes në Bundesliga, për javën e 27, të tretën pas rifillimit të kampionatit. Vazhdon momenti i errët i Schalke 04 që merr humbjen e tretë radhazi që kur rinisur futbolli, i mundur 2-1 në Dusseldorf nga Fortuna, ndërsa Paderborn merr një pikë ndaj Augsburg, me Klaus Gjasulën që u mjaftua me një karton të verdhë dhe zëvendësimin 11 minuta nga fundi.



McKennie iluzionoi Schalke se mund të prishte mallkimin, por avantazhi i minutës së 53 nuk i mjaftoi bluve të dilnin me sukses nga Dusseldorfi. Pikërisht kështu sepse ne vetëm 5 minuta Fortuna përmbysi gjithcka me golat e Hennings në të 63 dhe Karaman në të 68, që e afron me zonën e shpëtimit. Fortuna (27) duhet të luajë mbijetesën tashmë në javët e mbetura me Mainz, që ka një pikë më shumë, por nuk shpëtojnë edhe Augsburg, Union Berlin e Frankfurt.


Fitore e pastër e Hoffenheim 3-1 përballë Koln, me vendasit që janë në ndjekje të zonës Europa League. Dy gola të Baumgartner e bënë të thjeshtë detyrën, për më tepër që Koln luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 26 pas daljes me karton të kuq të Bornauw. Siguroi rezultatin Zuber, por jo edhe aq, sepse pasi forcat u barazuan në minutën e 50 kur edhe Hubber doli me kartonin e dytë të verdhë, Koln ngushtoi diferencën me Kainz 10 minuta më vonë dhe shpenzoi rastin për tu futur në lojë në të 77 kur Uth humbi një penallti.




GERMANY – BUNDESLIGA
RasenBallsport Leipzig 2 – 2 Hertha BSC
Augsburg 0 – 0 SC Paderborn 07
Fortuna Düsseldorf 2 – 1 Schalke 04
Hoffenheim 3 – 1 FC Köln
FC Union Berlin 1 – 1 Mainz 05



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *