• |
ide | kryesore

Vodhën 84 mijë € duke klonuar kartat bankare, në pranga 2 femra dhe një djalë në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në durrës janë vënë një pranga një grup që klononin kartat bankare, kryesisht të shtetasve të huaj. Sipas policisë në pranga kanë rënë B.G., 43 vjeçe, S.G., 24 vjeçe dhe M.B., 31 vjeç.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar shumën 84 mijë euro, nëpërmjet kartave të klonuara, duke mashtruar shtetas të huaj që kryenin rezervime në hotele për turizëm.


Policia thotë se dosjen në ngarkim të këtyre shtetasve, do ia kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

4 Comments

  1. Kur gazetari,nuk din mire gjuhen e vet (kuptohet qe nuk ka mundur ta mesonte ne shkolle-nese e ka bere nje shkolle-),a ka mundesi ai gazetar,te jete i afte te informoje lexuesit,te pakten ne menyren me te kuptueshme?Dhe gabime te tjera e sidomos gramatikore,shohim perdite ,sikur te mos kene asnje redaktor,qe para se te botohet nje shkrim,te lexohet prej tij,e te pak cdo gabim te mundshem,dhe t’a korrigjoje para se ta botoje.Por sic duket edhe shkrimet e lajmeve,tani po behen,sikur te pregatisin salce domateje,pa i lare dhe seleksionuar me pare,domatet e demtuara ,apo te kalbura!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu