• |
ide | kryesore

Shkrumbohet nga flakët një peshkarexhë në Durrës, shpëtohen 3 marinarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



(foto ilustrim) 

Një peshkarexhë me 3 marinarë në bord është djegur 6 milje nga bregu i detit në Durrës.

Peshkarexha me emrin ‘Anxhela’ është djegur e gjitha por fatmirësisht janë shpëtuar 3 marinarët në bord.

Ajo mori flakë prej një shkëndije elektrike në bateri.

Anëtarët e bordit të anijes së peshkimit u përpoqën të fikin zjarrin, por më pas për të shpëtuar u hodhën në det teksa një anije peshkimi ”Arlo” që ndodhej 15 minuta larg i shpëtoi.

Marinarët rrezikuan jetën por në vendngjarje po shkojnë Rojet Bregdetare dhe Policia Kufitare që do të kontrollojnë varkën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *