• |
ide | kryesore

Historia/ Si arriti Elon Musk të dërgojë raketën e tij private në hapësirë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Shtetet e Bashkuara kanë hapur një kapitull të ri për udhëtimet në hapësirë këtë të shtunë me lançimin e raketës Space X (Hapësira X) nga Qendra Hapësinore Kenedi në Florida, së bashku me dy astronautë, pas më shumë se një dekadë mungesë të kryerjes së këtyre misioneve në hapësirë.

Është një ngjarje historike për Spaxe X, duke u bërë kompania e parë private të dërgojë njerëz tashmë në hapësirë dhe njëkohësisht për programin NASA e cila është përpjekur të ringrihet në hapat e dikurshëm pas një pauze që prej vitit 2011 kur zhvilloi edhe misionin e saj të fundit. Deri më tani për shkak të shkurtimeve të shpenzime për udhëtimet në hapësirë nga administrata Obama, misionet e ngjashme jo private zhvilloheshin vetëm nëpërmjet stacioneve hapësinore ruse përkundrejt një çmimi relativisht të kripur prej 90 milionë dollarësh amerikanë për çdo astronaut të dërguar në hapësirë.


Fluturimi i sotëm ishte në fakt një përmbushje e një basti të rrezikshëm nga NASA gjatë administratës Obama për ti besuar sektorit privat fluturimet kozmike.

Në fakt fluturimi i sotëm nuk do të ishte i mundshëm nëse në vitin 2002 Elon Musk nuk do të krijonte kompaninë hapësinore Space X me qëllimin për të udhëtuar një ditë në planetin Mars. Sot kompania e Musk ka një vlerë tregu prej afro 36 miliardë dollarë, duke e bërë një sektor inovator për financime në tregun e bursës së SHBA-ve.

Të pranishëm në lançimin e epokës së re të fluturime hapësinore ishte Presidenti i SHBA-ve, Trump, zv.Presidenti Pence si dhe drejtuesit më të lartë të Këshillit Hapësinor Kombëtar.

Raketa SpaceX Falcon 9 u lëshua në orën 15.22 (ora SHBA) nga sektori historik i nisjes 39A, ku ekuipazhi i Apollo 11 u nisën në misionin e tyre historik drejt Hënës në vitin 1969. Udhëtimi i kapsulës Dragon e cila u nda nga raketa vetëm 12 minuta pas lëshimit do të mbërrijë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor pas më pak se 20 orë udhëtim, ditën e diel në orën 10.00 (ora e SHBA).

Në bordin e anijes janë dy prej astronautëve më me eksperiencë të NASA, ish pilotët luftarakë Bob Behnken dhe Doug Hurley. Ndryshe nga eksperiencat e mëparshme në të cilat udhëtohej me anijen Shutle, sot ata janë në bordin e një anije të gjeneratës së fundit, plotësisht autonome.

Disa mënyra për ta ndjekur udhëtimin e Space X janë: Live Stream: Në kanalin Youtube të NASA (KLIKO KETU) si dhe në webfaqen e saj (KLIKO KETU). Po ashtu mund të shihet edhe në kanalin zyrtar të Youtube (KLIKO KETU)  ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Cfare ka ketu historike?
    NASA nuk eshte ne gjendje te nise astronaute dhe ja beson kete njd privati. Me fjale te tjera, nje privat, kushdo qofte ky, ben ate qe shteti USA nuk e ben dot (ruset, te prapambeturit, e bejne)
    Ne USA ka edhe burgje private, industri armesh private, deri edhe Federal Reserve eshte private, c’fare ka per tu cuditur? Ne fund te fundig ky privati nuk e beri me parate e tij por te shtetit.
    Mbase po kkpjojne li-derrin tone me PPP_te.

    1. Nuk jane peralla me mbret, por histori me njerez superiore ne cdo aspekt. Problemi jot nese nuk i tret dot. Gjenite asnjehere nuk jane lene rehat prej mizave ne fakt. Vazhdo zukat si mize kali apo muti qe je se mbase ndjehesh me mire per veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu