• |
ide | kryesore

Pas përfundimit “Si n’jet”, Anabel suprizon me një projekt të ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Ka përfunduar me sukses sezoni i dytë i serialit “Si n’jetë”, një prodhim i Anabel Entertainment Studio, me autore Dalina Buzin!
Me premierën që u dha fillimisht më 23 mars, seriali ka përmbyllur dje aventurat e vajzave të njohura, Ana, Dea Mishel, Viola, Alberta dhe Megi me një propozim surprizë për martesë!

Por ndonëse seriali zgjati për më shumë se dy muaj, mbyllja e tij u duk disi e papritur në një kohë që vajzat sapo e kishin dekoruar shtëpinë ku do të banonin dhe kureshtja për të parë sesi do të bashkëjetonin ishte e madhe.
Vëmendje kanë tërhequr edhe disa postime të protagonisteve të “Si n’jetë”, të cilat kanë njoftuar shkëputjen e marrëdhënies së punës me Anabel në profilet e tyre në Instagram.

Nuk e dimë nëse kjo është një formë marketingu, një shaka apo nëse ka ndodhur diçka e papritur, por vajzat e “Si n’jetë” kanë refuzuar të japin më tepër detaje në lidhje me këtë zhvillim, sipas Iconstyle.Megjithatë, fundi i një projekti duket se ka shënuar pikënisjen e një projekti të ri akoma më interesant!
Aktualisht Dalina Buzi po punon për të sjellë një tjetër serial në jetë që quhet “$NOB” dhe që pritet të jetë po aq i suksesshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *