• |
ide | kryesore

Megi Pojani flet për largimin nga Anabel: Kishte ardhur momenti

-Instant, Paparazzi, Slider

Pas përfundimi të sezonit të dytë, Megi, Viola, Dea, Ana, dhe Alberta i dhanë “lamtumirën” Hostel by Anabel. Seriali i titulluar Si n’jetë përmbylli aventurat e vajzave më të famshme të ekranit edhe pse mbyllja e tij ishte e papritur për fansat dhe ndjekësit. Vëmendje kanë tërhequr edhe disa postime të protagonisteve të “Si n’jetë”, të cilat kanë njoftuar shkëputjen e marrëdhënies së punës me Anabel në profilet e tyre në Instagram.
Gjatë një interviste për herë të parë me dy motrat e saj për emisionin e pasdites në Tv Klan Megi Pojani, ka folur rreth këtij largimi duke e komentuar se “kishte ardhur momenti”.

“Unë di të them që nuk jam më pjesë. Kur njeriu di më mirë, bën më mirë dhe unë nuk dua ta komentoj më gjatë. Mua më pëlqen që thjesht të vazhdoj të bëj punën time. Unë nuk jam më pjesë e asnjë prodhimi që mban emrin e asaj kompanie.


Unë jam shumë mirënjohëse dhe di të them ‘faleminderit’. Nuk jam personi që di të them ‘Unë bëra’ apo ‘Mua më bënë’, megjithatë unë e di që kudo që të jem, në çfarëdolloj vendi, edhe në rrugë të dal tani, unë do ta bëj gjënë time dhe do ta bëj njësoj po aq mirë dhe që njerëzit do ta pëlqejnë.”- u shpreh ajo.

E pyetur nëse i vjen keq që nuk është më pjesë e kompanisë dhe që u mor ky vendim, Megi u përgjigj:

“Çdo gjë ka fazat e veta. Kishte ardhur momenti.”- duke rrëfyer se ka ndërmend të bëjë diçka të re në televizion, mirëpo mbetet për t’u parë me kohën.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu