• |
ide | kryesore

Shpjegimi i marrëveshjes, ç’fitoi opozita, ç’humbi Rama dhe sa rrezik ka ende të vidhet vota

-Instant, 2, Arkiva, Ide

Sot me marëveshjen për kodin e ri zgjedhor opozita ka të drejtën të thërrasë fitore, pasi ajo arriti të kapë të gjitha objektivat që i kishte vënë vetes ditët e fundit.

Ndonëse kishte arritur më parë hapjen e kutive dhe vendosjen e kamerave në qendrat e votimit, PD dhe LSI u vunë në vështirësi kur pala qeveritare as nuk pranonte të dëgjonte për kontrollin biometrik. Edhe më të vështirë e bëri situatën këmbëngulja e Ramës për të mbushur me punonjës rilindas të administratës të gjithë hierarkinë e numërimit të votave.


Lexo më tej:

Dokumenti/ Kjo është marrëveshja që u firmos për Reformën Zgjedhore

Po të bëhet një bilanc i shkurtër i asaj që ka ndodhur nga e diela e 31 majit e deri këtë të premte, hapat e hedhur nga opozita janë tejet të dukshme. Pesë ditë më parë, Edi Rama nuk pranonte as identifikim elektronik të zgjedhëseve dhe as hiqte dorë nga depolitizimi që e kishte shpallur si vijë të kuqe.

Me ndërhyrjen e fortë të ambasadores amerikane, homologut të BE dhe atij britanik, Lulzim Bashës iu propozua që të merrte të parën duke sakrifikuar të dytën.

E gjitha kjo u shoqërua edhe me presionet e forta të Yuri Kim, se qeveria i ka bërë të gjitha lëshimet e veta, se PD po shton kushte të reja dhe se topi tashmë kishte mbetur në bahçen e SHQUP-it.

Deri të enjten në darkë, kur Edi Rama u shfaq përballë gazetarëve në emisionin “Opinion”, ai këmbëngulte se rekomandimi i OSBE-ODHIR-it dhe kushti i fillimit të bisedimeve me BE, ishte depolitizimi i komisioneve. Ai nuk dha asnjë shenjë se mund të tërhiqej, madje njësoj si Damian Gjiknuri, kërcënoi me faktin se fjalën e fundit e ka Parlamenti, ku opozita reale mungon prej një viti.

Lexo më tej:

Misteri/ Çfarë e detyroi Ramën të tërhiqej nga komisionet zgjedhore me rilindas

U desh kalimi i stafetës së protagonizmit nga amerikanët tek BE, dhe propozimi i një kompromisi të këtyre të fundit, të enjten në mesditë, që e detyroi Edi Ramën të tërhiqej nga ajo që kishte insistuar dhe të pranonte kthimin tek komisionerët politikë.

Kështu brenda këtyre pesë ditëve, opozita fitoi pothuajse gjithçka mund të arrinte në atë tavolinë. Nëse të dielën e 31 majit ajo nuk kishte as identifikimin biometrik dhe as komisionerët e saj, këtë fundjavë ajo i ka fituar të dyja këto garanci.

Por, sado e madhe qoftë kjo fitore në tyryezë, ajo sërish mbetet shumë larg garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në kushtet e një regjimi monist, ku parlamenti është njëngjyrësh (siç u dëshmua edhe sot nga Rudina Hajdari), ku të gjitha bashkitë kontrollohen vetëm nga rilindja, ku mediat e mëdha i shërbejnë në kor pushtetit, ku paratë e oligarkëve dhe muskujt e krimit janë të gjitha nën urdhrat të një njeriu, është një iluzion të besosh se shmangja e vjedhjes mund të fitohet duke firmosur mbi një dokument.

Këtu rruga është ende shumë e gjatë. Prandaj përpara se të ngrejë trofeun e fitores, opozita duhet të kujtojë se marëveshja e sotme, është vetëm një etapë. Pasi ata që kanë nëshkruar sot bashkë me të janë të njëjtit që e bënë këtë edhe në 2017, kur i dhanë më shumë se gjysmën e qeverisë, gjë që nuk i pengoi aspak, që votat ti rëmbenin sërish me banditë.

©Lapsi.al

51 Comments

  1. BRAVO ANDI,EDI RAMA QE SOT FILLON TI VJEDH DHE TE GRABIT VOTAT,NE LETER DUKET MIRE POR KUR TI FUT CUNAT PROBLEMATIK DHE KRIMINALET DHE ZAGARET E TIJ GAZATAR SI PSH YMER GELBAZEN CARLO BOLEN KOL SALLAKUN ETJ ETJ. ,ESHTE E PA MUNDUR TE SHKATRROHET ORGANIZATA ,

      1. Andi. Mire, ja u identifikova si zgjedhes. Po kush do te me pengoje mua qe komisioni te me jape tre flete votimi dhe une te votoj per gjyshin dhe gjyshen? Dhe firmos ne regjister me kartat e tyre ne dore.

        1. Ka edhe kësisoj ilirësh apo pellazgësh që nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë identifikim personal biometrik.
          Po si nuk e kupton o i uruar që pikërisht që ti të mos shkosh e të votosh për gjyshen e gjyshin, idntifikimi biometrik ta pamundëson këtë.
          Mund të votosh për gjyshin e gjyshen, vetëm nëse ju a pret gishtin e me dokumentat e tyre biometrikë e tre fletë votimi shkon e fut në kuti tre vota. Po së pari a do të pranonin gjyshirit që për dy vota të prisnin gishtin e tyre e së dyti, duke qenë që qendrat e votimit janë të pajisura me kamera, si do ti justifikosh hedhjen e tre fletë votimeve në kuti ?
          Pata durimin të ndihmoj që të mos ta bësh këtë marrëzi se me ligj ha edhe burgun.
          Megjithëate, nuk besoj se ky kontroll biollogjik do ta zgjidhë përfundimisht problemin e abuzimeve me votat pasi abuzimet mbrenda qendrave të votimit mund të përbëjnë vetëm 30% të abuzimeve në zgjedhje.
          Duke u nisur nga kasapana e zgjedhjeve të fundit, që nga zgjedhjet lokale në Dibër, ripjellja e krimit përdori “me sukses” një rrugë tjetër për manipulimin e votave e kjo jo në qendrat e votimit por jashtë tyre.
          Blerjen masive të votave tek shqiptarët varfanjakë, një muaj para zgjedhjeve e fushatën e kërcënimit të zgjedhësve nga funksionarët socialistë në bashkëpunim me policinë e bandat mafioze të trafikut të drogës, që ata që nuk sjellin dëshmi qe kanë votuar për PS, do ti pijë e zeza, e më së paku do të ngelin pa punë.
          Abuzimit mbrenda qendrave të votimit,sikur ju gjend dermani me këtë marëveshjen, por a do të gjendet një marifet që të ndalojë krimin zgjedhor para votimeve ?
          E vetmja shpresë që mund ta frenojë këtë abuzim në një farë mase, është që drejtësia apo SPAK-u ,, 6 muaj para zgjedhjeve të fusë në burg nja 20 copë mafiozë votash të kallëpit të Gjushit apo Gjiknurit, që të maten të tjerët para se të bëjnë maskarallëqet që u bënë në “epokën e lavdishme të kanabizimit të ish Partisë së Punës”

          1. Ty bravo te qofte se qenke shume optimist . Por duhet te kuptosh se ne fund u beje vetem nje vrime ne uje . Perfituan politikanet dhe mileti si gjithmone mori te gjatin ne bythe .
            Prandaj nuk bohet ky vend se militant si ty mendojne me bythe dhe jo me koke .

  2. Basha luajti fort kete here dhe me fund mori nje fitore sado te vogel e simbolike.
    Megjithate duhet ti ngreje dolline tre here ne dite gjermaneve te CDU qe qendrojne pas BE-se , se pa ta do kishte mbaruar me kohe si personazh politik bashke me PD.

  3. Po mire o Andi, ti thua qe mediat I ka Edi Rama, po ju te medias Andi Bushati, Arian Cani ,A Zheji , Skullaku , Rakipllari, A Lela ,A Bejtja , B Fejziu , Sonila Becheti Meçe ,F Lubonja etj qe llapni nga mengjesi je darke kunder Rames kush ju ka juve ? Antishqiptar te felliqur na keni bere te thyejme telvizorin kur ju shohim ju. KAZAN JENI E DO MBETENI te neveritur nga njerezit e thjeshte, I qani hallin popullit por paguheni miliona per vete tuaj duke u paguar nga korupsioni i punedhensve qe u lipini menderen, Fare e keqe

  4. Me se fundi mesuan te ulen e punojne bashke. Identifikimi biometrik -fitoi shqiperia meqe s’do e paguajne shqipetaret per nje tek te idioteve. Boll investime se si te votojne shqipetaret. Mjaft e bete popullin shqipetar hajdut dhe mashtrues.

  5. Bravo andi fitore personale kunder amerikes,per ta zbukuruar pak per shpellkaret xixa fax stalin lenin i ke dhene fitore bashes se gjoja frenat e marveshjes I mori be dhe gjermanet,por dhe ti o andi u genjeve kaq kollaj sa be fitoje kunder shba,me kete shkrim e ke ulur shume steken,shba nuk i la as te benin shurren per dy dite nga 9 ore lulushin titin dhe bylykun e bashes,presioni dhe kercenimi qe I dha shba ne dhomat e tokes amerikane bene qe kjo marveshje te firmosej,shba me kete marveshje gjunjezoje dyshen kriminale 30 vjecare salih-ilir,dhe i dha nje tjeter shans luluzimes,koha do e tregoje,por shkrimin e ke emocional

    1. Këtë rradhë do të ta qijmë mami kurvën, për inat se bushtër duhet të jetë, që të ka pjellë ty idiot.

  6. Mondi i Babrruse se Barcelones duhet te kuptoje dallimin ndermjet mediave dhe gazetareve. Pra qe mediat hane ne dore te Rames kjo eshte e qarte si drita e diellit. Jo pak emisione jane mbyllur dhe jo me kot do t’i paguajme 140 milione euro Becchetit. Sa per emrat qe permend Mondi qe e sheh Barcelonen (skuadren e futbollit kuptohet) kur e lene televizoron ndezur ne seline e partise ku rri dite nate per 30 mije leke te qelbura, ata jane gazetare dhe shyqyr qe jane se kane lirine e tyre. Naturisht per Mondin termi liri perbehet nga dy sufllaqe, dy shishe uje pa gaz dhe 1/2 shishe llalle e ne dite festash edhe nje gote coca cola, por ajo qe duhet te kuptoje eshte se per te qene qytetar i lire, duhet te jesh ne opozite me qeverine. Mendesia prej skllavi nuk te le te besh perpara. Sa per ate qe thote Bushati, jam plotesisht dakord pasi eshte nje fitore ne leter. Votat tjetersohen jashte qendrave te votimit dhe kjo eshte shume e veshtire per t’u ndaluar. Fitorka kryesore e shqiptareve, jo thjesht e opozites, eshte se BE me ne krye Gjermanine ia kane pire lengun Rames dhe ne kete rast rradheve te BE i eshte shtuar edhe UK. Kjo eshte fitorja reale kryesisht e shqiptareve.

  7. Natyrisht qe Rama nuk zbythet kollaj.
    Ai mund te haje edhe pjellen e vet nga inati por te dale i etiketuar si humbes, kurrsesi!
    Bën mire Arjan Çani qe e ka frike

    1. Andi po na thote qe u zbyth amerika nga frika e evropianve te forte
      Hajde gallat hajde.
      Enveri thoshte dikur qe u zbythen ruset
      I njejti gen prej kari vazhdon fort

  8. Qe nuk garantohen zgjedhje te lira e te ndershme (fjale e modhe kjo) vetem nga kodi zgjedhor sado i mire dhe i bukur qofte ai kete pd dhe basha e kane thene perdite bushat, prandaj jepi cezarit ate qe i takon, se po duket sikur opozita po fluturon me pras nder shale

      1. HAJT SE FOLIM NE 2212 , ME RSATIN E 300 VJETORIT TE PAVARESISE .
        PSE TI KISHE BESIM SE KURVAT E POLITIKES DO BEHESHIN TE VIRGJERA ?

  9. O I pa emer ata nuk jane gazetare jane mercenare flasin si ua kerkojne padronet, pena e tyre anon gjithmone ne njeren ane nuk munde te jape leksine demokracie dikush I ritur ne bllok . Si Andi Bushati . KLM

  10. Qyrrashi rilindas, jarganjosi i peshtire rilindas i paemer, qe na merr ne koment e ofendon sepse komentojme kunder makuterise, banditeske te idhullit te tije, idiotit Rama, une nuk e marr si te mirefillte pergojimin nga nje qelbesire e lyrosur nga ky pushtet i bandave e hajduteve te popullit. Edhe ti, lyrash, duhet te jeshe ndonje zvaranik, lepires i prapanices se idiotit, si qoorr e guak, qe me bemat e partise e qeverise suaj, i keni nxire te aredhme ketij populli. Fatkeqesia eshte me shume e jotja, qe akoma je nje pleh. Per shkrimin e zBushaati, eshte objektiv, nuhates, e parashikues ne ate qe mund te ndodhe te nesermen, sepse me kopene e rilindasve hileqare, tinezare, e kodoshe, nuk duhet tu besojne mareveshjeve ne leter, por faktit, terrenit, opinioneve, e mendjeve te njrezve ne votime, ndjekja rigoroze e te gjithe stadit te votimit duhet qe me rreptesine me te madhe te zbatohet mareveshja, me kontrolle e denoncime te elementeve qe keta i organizojne, e i futin qellimisht ne sabotimin e votimeve, apo abuzimeve me rradhen e paraqitjes se cdo vote . Asnje leshim ketyre hajduteve, mobilizim per fitore ndaj ketij pushtetiti te roberise, sepse edhe keta perendimore qe i kemi kritikuar, mesa duket e moren mesazhin nga qeverite e tyre, dhe kthesa eshte ne favorin e opozites, por kryesisht e popullit ne ecurine demokratike e ekonomike drejt europes.

  11. MONDI BARCELONA ,ESHTE NE FAKT ,YMER GELBAZA KELLIRA I DASHURI I FRED PEZES

  12. Bushat!Basha si i paafte qe eshte ka frike nga zgjedhjet,prandaj dhe nuk pranoi depolitizimin e komisionereve,pasi po kerkon alibine e radhes per humbjen dhe kete do ta arrije me komisioneret dhe numeruesit militante,te cilet si gjithmone do braktisin numerimin,do ankohen per banda dhe vjedhje te votave dhe keshtu Lyli i vocerr nuk pranon zgjedhjet duke futur vendin perseri ne qorrsokak,qellim ky orinar i kryetarit te vertete pkakut Mere Sali Berishoviç

    1. Basha ka difekte sa te duash, por duke qene ne opozite nuk ka kuptim t’i kundervihesh. E keqja qe na vjen nga opozita eshte shume here me e vogel se e keqja qe na vjen nga qeveria. Per friken e Bashes nga vjedhjet ne zgjedhje, nuk duket ndonje gje e re. Ne 2005, Rama praktikisht bente thirrje qe te votohej kunder PS. Ne 2006, nga feika qe kishte Rama per te hyre ne zgjedhje, u shtyne zgjedhjet lokale (nuk u bene pa opoziten atehere) dhe iu dhane disa garanci. Frika e Rames doli e kote sepse ai fitoi ndaj te ndjerit Olldashi me nje diference te madhe. Ne 2009, PDIU u sakrifikua dhe iu hoq nje deputet te cilin e kishte marre, vetem per t’i bere qejfin Rames e megjithate, PS nuk hyri ne parlament per gjashte muaj deri sa po perfundonte afati dhe po digjeshin mandatet. Me pas ngriti nje cader ku u futen ne “greve urije” ca deputete. “Greva e urise” u mbyll pas nje darke te sukseshme ne Strasburg. Ne 2011, pati nje ndryshim te rregullave pasi kishte filluar loja, pasi kishte nje vendim gjyqesor qe i konsideronte te pavlefshme votat e hedhura ne kutite e gabuara dhe nga kjo perfitoi Basha. Ne 2013, vit qe konsiderohet me zgjedhje te rregullta, pati nje te vrare e disa te plagosur ne Mamurras. Me pas fillon kasaphana zgjedhore e vertetuar nga pergjimet qe publikoi Bild dhe qe jane vetem maja e aisbergut. Me ato pak pergjime qe dolen, Gjushi, miku i Rames u mbrojt me faktin se po hidhej balte mbi organizatat kriminale(!!!), e ne keto kushte nuk duket e pallogjikshme qe Basha te kete frike se do vidhen votat. Por problemi mund te shtrohet ne nje menyre tjeter, meqenese Rama pretendon se ka nje bilanc te pasur, meqenese ka filluar qe tani premtimet pa dogane si ne 2013 dhe e ka te sigurt fitoren, meqenese ka nje opozite te dobet dhe frikacake perballe, pse nuk ia le ne dore opozites ta beje kodin zgjedhor? Te jeni te sigurt qe Rama nuk ka frike opoziten se kjo opozite, deri me tani te pakten, nuk ka arritur te ngjalle fryme, problemi eshte se Rama i ka sondazhet dhe e di mire qe nje pjese e elektoratit te tij nuk do ta votoje ndersa ai qe quhet elektorat gri eshte kunder tij. Pra me shume trembet Rama se opozita dhe ka te drejte. Blerja e votave kete here do kushtoje shume me teper se ne 2017

      1. KJO LLOGJIK NA KA LENE NE KETE GJENDJE MJERANE O HAJVAN ME BRIRE.
        HAJD NJONI E RRASE , VJEN TJETRI DHE RRAS DHE TI PO SHTATZENE DO JESHE NE PERJETESI O PALLAVESH ME TRU PESHKU . FIKSOJE NE KOKE SE KETA JANE TE GJITHE KURVA DHE BEHEN BASHKE PER INTERESA VETEM TE TYRET . PRANDAJ EDHE NE DUHET TE JEMI TE GJITHE BASHKE KUNDER KESAJ KASTE POLITKANESH KURVA . NDRYSHE PRANGAT DO KESH TERE JETEN . SHERBETORIN DO BESHE GJITHMONE .

  13. O xixa e fitove buken e gojes lulushi do te caktoj si komisioner i pd,ti di si ta besh kete pune meso dhe nga andi,me ne fund lepirja e vazhdushme e bythes se salihu e lulushit i dha frutet nga bodrumi i shqupit ne Komisioner me kollare

  14. Respekte Bushati, Respekte Lubonja! Nuk kju mbaj mend ndonjehere pale me pushtetin!
    Keni qene opozitare ne pushtetin e Berishes, jeni prap opozitar ne pushtetin e Rames. Kjo tregon se keni dinjitet dhe respekt per vehten tuaj se pari, pastaj per ato qe ju lexojne a degjojne.
    Krejt e kunderta e disave qe kane kaluar nga Uturaku i Berishes te Uturaku i Rames duke bere te vetmen gje qe ja lejon karakteri, te hane mut ne bythe te pushtetit.

  15. Padyshim BE realizoi me nderyrjen e fort te gjermaneve nje realitet te ri per zgjedhje. Amerikanet per fatin e keq mbeten mbrapa, me nje politike te jashtme qe le shume per te deshiruar

    1. Keto me duken si fabula te stisura me zor per te kenaqur vetveten
      Si mendon ti dolen ca evropiane e i thane amerikanve qe rrini sus ju se e ndreqim ne kete pune? Eh cna ka gjet

  16. Ja ca kurv ti andi po ca si shum kurv
    Ku eshte votimi me lista te hapura qe na ke car karin kto 4 vjet? Ku eshte demokratizimi i partive qe na ke thene eshte thembra akilit?
    Ku eshte depolitizimi i administrates dhe mosmarrja pjese e tyre si komisionere o koqe? Ti mendon me verte se Rama i kishte kushte jete a vdekje ato? Po jo mor merhum jo i kishte vene aty per te hedhur si syve e per tu sjelle gjoja jaaa bera goxha leshime. A pafillo qe pafillo mbete o ditzi. Kur te zgjohesh ti nga keto fluturimet preshbythse i gjati do tja u kete futur prap kallamin.

    1. O milanisto, Bushati po tregon se cfare fitoi opozita dhe kjo nuk do te thote se fituan shqiptaret. Arrin ta besh dallimin?

  17. A u arrit votimi emigranteve?
    Au arrit votimi elektronik?
    A u hapen listat e partive dhe votimi mazhoritar ne krejt vendin? A u arrit shmangja e kryetarit ne perpilimin e listave te deputetev qe na kane sjelle ne parlament kllufa si Kujtim Gjuzi?

    Asnje nga keto pika themeltare su arrit. Te quash fitore ca therrime do te thote te jesh me bythqir se politikanet. Se ata te pakten vjedhin ca edhe e mbushin xhepin kurse ti o artikullshrues je vec nje verikars bythlepries qe beson ato qe sajon vete. Karuc.

  18. Kryetari i PD Lulzim Basha ishte sot në disa bizneseve në Tiranë.

    Një nga zonjat të cilat ai po nxirrte live në facebook i tha kryedemokratit “ishalla dal bukur, se para nuk dalim bukur, nuk ka gjë vetëm kaptinën më ke nxjerrë”.

    Basha ja ktheu je shumë fotozhenike

  19. Me ngaterron me vehte, o ipaemer emer humbur. Buken e gojes llogarisni akoma sepse ashtu e keni cuar kete popull, kjo eshte e vertete, por une jo qe nuk luftoj per buken e gojes, por luftoj, e mendoj qe fatkeqesine qe e sollet ju kelyshet e bije kurvi, jetoni per nje cope buke servile qe ti mbani iso se keqes, qe per ju nuk eshte asgje. Ju jeni funderrina e kohes, e jetes ne kete vend qe deshironi e te sundoni me pashpirtesine qe ju karakterizon si parti, e si rrace hibride. Qetesi, zhvillimi, e perparimi do vije atehere kur menxyra tuaj do fshihet nga faqia e dheut ne kete toke, e sa te jeni ju, ky popull keshtu do te vuaj. Kete e keni veshtire qe ta kuptoni e te ktheheni ne rrugen demokratike europiane sepse ne cdo veprim qe beni, apo thoni, e keni me hile te trasheguar nga baballaret tuaj internacionaliste.Opozita nuk ka fituar, a po lufton per vehten, po kerkon drejtesine e vendosjen demokratike per zgjedhjet, e kete ua kane bere euro amerikanet te ditur ju hajduteve profesioniste. Mos harroni se keni eshe shume te meta te tjera qe ua kane numuruar, e qe akoma do ipni llogari deri ne piken e fundit, Asgje nuk ka perfunduar deri sa do u xhveshin me ndere breket, qe tu duket lakuriqesia e tuaj …

  20. Kështu është o Bushat të nxitosh me paragjykimin e parakohshëm se opozita me këtë marëveshje mori fund e Rama do ti fitojjë me 100 % zgjdhjet në qershorin e ardhshëm , siç u shprehe tek Eni Vasili.
    Tani e pranon edhe vetë që opozita ka mundur të plotësojë disa kushte të saj, jo me pak rëndësi për kntrollin e zgjedhjeve.
    NJë gjë tjetër që duhet vlerësuar, a pak kujtohen gazetarët ta përmendin, është fakti se kjo marëveshje i nxori plotësisht jashtë loje e i bëri fare qesharake edhe “deputetët opozitarë parlamentarë” e kjp erdhi pikërisht nga ata ambasadorë që e quanin këtë opozitë legjitime para disa muajsh.
    Tjem qesharakë se ata kanë dalë me flamurin e ndryshimit të sistemit me lista të hapura, duke haruar se me ato “të hapurat”, asnjeri prej tyre nuk do të kishte fatin të merte për dy vjet qyl rrogën e deputetit.
    Thua diku që opozita nuk duhet të pretendojë se ka fituar me këtë marëveshje, por ndërkaq unë nuk kam dëgjuar asnjë nga opozita që ta ketë këtë pretendim.
    Nuk është aspak e vërtetë gjithashtu se opozita nuk e dashka e Rama e dashka sistemin me lista të hapura siç gënjen Hajdari e i mbajnë ison disa media pro qeveritare.
    Nga opozita kemi dëgjuar që ndryshimi i sistemit është një çështje tjetër që nuk mund të kufizohet vetëm me një tavolinë katër vetash, por në një marëveshje për te, duhet zgjeruar spektri i partive politike e në të të marin pjesë një gamë më e gjërë e mendimit të elitës intelektuale apo shoqërisë civile..
    Një gjë është e sigurtë se po të bjerë Rama nga fiku , .që është ideatori e më i interesuari që të mbajë listat e mbyllura, do të gjendet edhe çelësi për ti hapur ato.
    Madej çelësi më i sigurtë i hapjes demokratike të votave, është fillimi i punës së drejtësisë për të ndëshkuar abuzuesit e verifikuar të votave, që nga “eksperti” i tavolinës së “reformës zgjedhore” e më poshtë e lartë tij..
    Diç do të ketë dëgjuar “avokati anglo -sakson” Spartak Ngjela që ngul këmbë se drejtësia do të bëjë kërdinë tek “politika”, e ngaqë e di më mirë anglishten nga rusishtja, i është fiksuar se është Berisha “peshku i madh i Lu-së

  21. U përpoq të bënte gol me dorë, por më duket se e hëngri sa krahu. E vetmja gjë që fitoi është tenderi i biometrikës, që e merr Erjon Isufi dhe Endri Hasa. Ne demokratët o Xhelal më duket se morëm ka*in edhe këtë herë”, shkruante komentuesi, poshtë statusit të fitores, së Xhelal Mziut.Kjo eshte per ty xixa,dhe mos mbaje fjalime o toci i lulushit supen me lakuriqet e salihut e paske ngrene,nuk jane fjalet e mija,por vete dora lulu me bizneset,kur i thote Lulu ti kenaqesh,po te njejtat fjale te mar nga une ne fcb e luluse ti tregon qe je shpellkar,kontrollohu

  22. PSE TI DYSHON AKOMA O GJIGANT ? KETIJ VENDI I KA MARRE MUTI SHALET . ME KETE QE BENE KETA E VULOSEN PERFUNDIMISHT SUNDIMIN E TYRE DHE POPULLI DO TA KETE GJITHMONE NE BYTH PO NUK U NGRIT KUNDRA TE DYJA KURVAVE .

  23. Basha këtë premtim e ka bërë gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA (që nuk mbahet mend që kur ka qenë).

    “Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka.

    Ka rëndësi kjo që po e them, se e them nga Uashingtoni”, deklaronte Basha.

  24. Ilir Kulla ndodhet në Romë me 26 shkurt 2017 për të ndjekur zhvillimet e dosjes false mbi plehrat dhe me 28 shkurt Syri.net (portal i lidhur me Berishën dhe Ilir Metën) publikon në Shqipëri skandalin fals “duke zbuluar” hetimin e mbeturinave të publikuar nga “Pianeta Italia News” (një portal krejtësisht i panjohur edhe mes gazetarëve italianë) përmes të cilit do të realizonte rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Scoop-i fallco certifikohet menjëherë si i vërtetë nga disa “analistë” që janë gati të thonë çdo gënjeshtër vetëm e vetëm për t’i shërbyer ish-qeveritarëve duke shpresuar që ata të mund të kthehen në pushtet e në këtë mënyrë të arkëtojnë shpërblimin. Basha, Berisha dhe shumë të tjerë përdorin skandalin e rremë të plehrave të prodhuar nga këshilltari i Ilir Metës për të kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu