• |
ide | kryesore

Komisioni i Venecias, tjetër shpullë Ramës për paketën antishpifje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisionin e Venecias i ka dhënë një shuplakë të radhës tentativave të Edi Ramës për ngritjen e një shteti erdoganist në Shqipëri. Pasi ka hedhur poshte pèrpjekjet per shkarkimin e presidentit, pasi ka denoncuar tentativat per kapjen e Gjykates Kushtetuese,  ai ka hedhur poshtë ligjin e njohur si Paketa antishpifje, të mbrojtur nga qeveria shqiptare. Komisionin e Venecias, ka kërkuar rishikimin e tij.

Gjobat e larta, pavarësia e AMA dhe të komisionit të saj të ankesave janë elëmentët që rrezikojnë lirinë e fjalës në këtë paketë që në mënyr të pa shembullt u dërgua në Venecia nga vetë Këshilli i Evropës.

“Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin shqiptar është natyra e ashpër dhe me efekte të mëdha negative e gjobave. Gjobat jashtëzakonisht të larta paraqesin një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi, megjithëse më shumë tinëzarë’ mund të shihet një mënyrë indirekte për të ushtruar presion në media”, thuhet në raportin e Venecias.

Komisioni i Venecias nuk mbështet gjithshtu parashikimet ligjore të cilat nuk garantojnë pezullim të gjobave ndaj mediave ‘online’ në rast ankimimi në gjykatë’, lexohet në raport.

Komisioni i Venecias kujton se sanksionet e rënda nuk duhet të zbatohen menjëherë; procedurat gjyqësore në raste të tilla duhet të kenë një efekt pezullues dhe gjykatat duhet të kenë fuqinë të rishikojnë përmbajtjen e vendimeve në kuadrin e procedurave të cilat ofrojnë garanci themelore të gjykimit të drejtë.

Në fund, Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetërregullues që funksionon në mënyrë efektive dhe që përfshin të gjithë aktorët përkatës në fushën e mediave.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *