• |
ide | kryesore

FOTO/ Ardi Veliu takon Zaida Çobon: Më fal për videon që nxora

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu i ka kërkuar sot personalisht ndjesë publike Zaida Çobos, nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga 4 efektiv policie në Tiranë. Ndjesa e Veliut vjen pasi ky i fundit gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ka publikuar një video të nënës së 15-vjeçarit, ku ajo mbante një armë në dorë.

Para deputetëve, Ardi Veliu tha se video tregonte se nga çfarë familje vinte 15-vjeçari, që sipas tij u dhunua pasi nuk iu bind urdhrit të policisë. Por pas kësaj deklarate publike që mori vëmendjen e të gjitha mediave u zbulua se Zaida Çobo, nënë e Sarandi Çobos ishte aktore dhe pamjet e publikuara nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ishin prapaskenat e xhirimit të filmit, “Dashuria s’mjafton”.

Nëpërmjet një shënimi në Facebook, Veliu sqaron se Zaida ishte e lënduar nga komenti i tij, ndërsa ai ndihej i keqardhur. Drejtori i Policisë thekson se ato fjalë që janë thënë nuk kishin qëllim justifikimin e policit, i cili sipas Veliut është pezulluar menjëherë pas ngjarjes.

“Nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – u shpreh Drejtor Veliu pas bisedës.

Në takimin e sotëm Veliu ishte i shoqëruar edhe nga Zv.drejtorja e Përgjithshme Aida Hajnaj.
Pas publikimit të videos nga Veliu, Zaida reagoi duke e përgënjeshtruar videon dhe tha se ajo sekuencë ishte pjesë e një filmi ku ajo kishte marrë pjesë. Më vonë ngriti edhe një padi kundër drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. ©LAPSI.al



30 Comments

  1. Nga foto ngjan shume i interesuar dhe i suprizuar ky polici. Mesa duket po i shpjegojne se cfare eshte filmi apo shakaja, gjera qe nuk kane zbritur akoma ne tepelene.

  2. Te pakten e beri.. Kerkoi flaje.
    Se ka disa ( 3 persona) qe i kane mbajtur ne burg pa asnje akuze mbi 3 muaj dhe jo vetem qe nuk i kane kerkuar falje por i kane thene dhe ‘ HIK TANI DHE PO HAPE GOJE DO TE ZHDUKIM’ ..
    Ka ndodhur ne vitin 2009-2010 .
    Imagjinoni kryepolicet e Sales te kerkonin falje ?

    Te shkuara te harruara .

  3. YMER GELBAZA MANIAK SEXUAL.ME SHUME RRI NE FACEBOOK TE ARMINA MEVLANIT YMER GELBAZA SE SA ARMINA VET... thotë:

    QFAR BY**LEPIRESI QE ESHTE KY ARDI VELIU,GARANT KA SHKUAR ATY PER TA BLERE ME NOJ LEKE PER TE TERHJEKUR DENONCOMIN QE KA BERE KJO ZONJA,SHPRESOJ QE KJO ZONJA MOS TE TERHEQ PADINE..

  4. Ore ky vazhdon ta tregoje qe eshte kar komplet. “Nuk me ka shkuar ne mend te lendoj zonjen apo familjen e saj” thote Idiot Veliu. Po mire more Veli, po kur i the “shih se ca famije ka, nga ca familje vjen ky femiJa”, ke mendove ti se do lendoje? Ndonje nene ne Pakistan? A te qifte derri robt ty e atij qe te mban ty akoma Dr policie. Komplet coban lopesh je.

    1. Edhe nese ja kan vjedhur vertete mos ja qani hallin ketij fytyr m..ti se i ka me e paketa dhe ha 2 milion euro ky m..t.

  5. Eshte nga ajo -rrace-qe te vrisnin naten, dhe te benin deshmor diten.Rrace e qelbur -neokomuniste-qe e sot e kesaj dite rrojne me mentalitetin dhe me -detyren e posacme-te bejne -biografite-.Kur ju del; -shtog-bejne pa piken e turpit autokritike si qe moti para kolektivitdhe organizates te masave.

    1. Miremengjes Stalin . Gjalle qnke ti ? Kisha kohe pa te lexuar.
      Mire se vjen prap ne antistresin , antifrustrimin tend , Lapsi.al.
      Te pakten tani kam nje me te cilin mund te ‘zihem ‘ , ‘shahem ‘ , vence si me perpara.. se me keta Xixat dhe Faxat.. me duket si kolopuce.

      Stalin.. I more ilacet e zemres sot ne mengjes ? Jo per gje , por mos na ben ndonje infakrt kur lexon lajmet mbi fitoren e Lulushit ne ‘reformen zgjedhore’..

  6. Edhe nese ja kan vjedhur vertete mos ja qani hallin ketij fytyr m..ti se i ka me e paketa dhe ha 2 milion euro ky m..t.

  7. Turp per kete “zonje” qe pranoi te terheq padine, dy jane variantet o e kane kercenuar ose i kane dhene nje dore me leke

  8. si do qe te jete puna ,kjo i paska merituar sharjet qe i beri polici harram ta kete perkrahjen qe i dhane njerezit ,paska qene e degjeneruar.me kete akt qe beri tregoje nje shembull te keq ,i deziluzionoje njerezit qe here tjeter te mos dalin per te perkrahur raste te tilla.ky eshte populli shqipetare qe pranone neperkembjen dhe perdhunimin e bandes kriminal dhe hedh poshte njerzit qe i dalin ne mbrojtje ,shembull shume i keq.kjo nuk mund te kete me fytyre tu dali njerzve te ndershem para.tani te uli dhe brekete ta coje deri ne fund poshterimin.

  9. Duhet te kish dhene doreheqjen ne nje shtet normal, por eshte trembur nga padia dhe padroni e ka keshilluar te kerkoj falje, ndryshe se mbron dot me ne fund te mandatit te fundit

  10. Kjo grua e pa sesi ja rrahen djalin 15 vjecar e terheq padin kunder policise dhe Veliut nuk me duket normale . Te falesh veliun i cili te torturoje djalin dhe abuzoje me ty moje zonje kjo nuk me duket normale . Asnje nene nuk i falte perfaqesuesit e shtetit kur i rrahin djalin , qofsh ti qe je por mendoje se ……….

  11. Kushedi si e kane kercenuar mafiozet te shkretet, e vetme apo i vetem nuk ja del dot kunder mafies me pushtet.

    I them kesaj gruaje bej me mire gati valizhet e ik nga ai shkerdhat vend qe nuk i hyn ne pune njerzve te ndershem.

  12. Mos akuzojne Salianjin per here te dyte si skenarist filmi. Se e bejne keta oktapodet e rilindjes nuk e kane per gje.

  13. Basha këtë premtim e ka bërë gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA (që nuk mbahet mend që kur ka qenë).

    “Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka.

    Ka rëndësi kjo që po e them, se e them nga Uashingtoni”, deklaronte Basha.

  14. Nuk e kuptoj ku ishte arësyja që zonja e takoi por të takosh një person të tillë pa as një vlerë qytetare më lë me shumë habi.

  15. Varis karis karis pidhis.
    Gjindje karagjozesh. Cuditem si nuk jemi asimiluar ende.
    Apo jemi asimiluar dhe ne keto trava levizin zombi!°
    Hajd robt ku ti kene policasigurimsafshateregejevgjiterkarabythaqimsa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *