• |
ide | kryesore

Conor McGregor jep lajmin e përfundimit të karrierës

-Instant, Paparazzi, Slider



Conor McGregor është një ndër emrat më të njohur e të suksesshëm të arteve marciale, i cili ka bërë histori gjatë ndeshjeve të tij. Mirëpo, gjithçka e ka një fund dhe duket se edhe për të ka ardhur fundi i karrierës. Në një postim në Twitter, Conor ka trishtuar fansat me lajmin se tashmë ‘po del në pension’, pasi nuk ka ndërmend të luajë më gjatë.

“Hey djema, kam vendosur të heq dorë nga ndeshja. Faleminderit për të gjitha kujtimet e mrekullueshme! Çfarë udhëtimi ka qenë! Ja ku është një foto e imja me mamanë time në Las Vegas, kur fitova një prej titujve botërorë.”- shkruan McGregor në postimin e tij. Gjithashtu, në llogarinë e tij në Instagram ai ka publikuar një tortë të përgatitur nga familja, e cila e ka mbështetur në vendimin për mbylljen e karrierës. Fansat që e kanë ndjekur prej vitesh janë mërzitur nga ky lajm, duke u shprehur se ndeshjet tashmë s’do të jenë të njëjta pa të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *