• |
ide | kryesore

Real Madrid i tërbuar me Jovic: serbi e fshin, por jo në kohë, foton e inkriminuar

-Instant, Sport



Luka Jovic përfundon në qendër të stuhisë në shtëpinë e Real Madrid. Sulmuesi serb, që u pagua 60 milionë euro verën e kaluar por u nxorr në shitje pas një sezoni zhgënjyes, ka publikuar (e pastaj hequr menjëherë) një foto në profilin e tij Instagram që ka tërbuar drejtuesit e Blancos: ish-sulmuesi i Eintracht bënte festë me barbecue në shtëpi, pavarësisht se është i dëmtuar në këmbë.

Sjellja e serbit, që është në këmbë e mbështetet mbi këmbën e thyer më pak se një muaj më parë gjatë lockdoën, pasi u denoncua për thyerje të karantinës në fillim të marsit, është gjykuar aspak profesionale nga klubi i Florentino Perez. Për më tepër, futbollistët e Real Madrid i janë nënshtruar, në këtë periudhë rifillimi të stërvitjeve, një diete shumë të fortë, që është e sigurtë se nuk parashikon ushqim të gatuar nga miqtë e Jovic. Një tjetër autogol i një sezoni të vështirë për serbin, që me shumë mundësi në verë do të largohet nga Blancos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *