• |
ide | kryesore

FOTO/ Kthehet Liga, Benzema i bën qejfin vetes: dhuratë prej 2.5milionë e 420 km/h shpejtësi

-Instant, Sport



Karim Benzema nuk sheh shpenzime për të festuar rikthimin e Liga dhe pikërisht për këtë arsye i ka bërë vetes një dhuratë të bukur: një Bugatti Chrion Noire Sports. Prodhuar në vetëm 500 ekzemplarë, makina është e njëjta që vetëm pak kohë më parë kishte blerë edhe Cristiano Ronaldo.

Kosta e dhuratës? ‘Vetëm’ 2.5 milionë euro e mund të kalojë 400 kilometra në orë. Një bishë e vërtetë për asfaltin që i shtohet koleksionit të cmuar në garazhdin e sulmuesit të Real Madrid, që krenohej me një Ferrari, Audi e Lamborghini për një vlerë totale që kalon 6 milionë euro.

Benzema, përmes profilit të tij në Instagram, ka vendosur ti tregojë të gjithëve bukuroshen e re, me 1500 kuaj fuqi: “E gjithë bota dëshiron të rinisë nga e para”, ka shkruar Benzema, për të dhënë të kuptojë se blerja është bërë për tiu dhënë një start të ri pas emergjencës Koronavirus. Duhet theksuar se makina është në gjendje të garantojë performanca impresionuese: nga 0-100 km/h në më pak se 2,5 sekonda e nga 0 në 300 km/h në më pak se 13,5 sekonda.

View this post on Instagram

Tout le monde veut se refaire ☄️

A post shared by Karim Benzema (@karimbenzema) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *