• |
ide | kryesore

Tokyo 2020 ndalon gjunjëzimin kundër racizmit: Cio do të ndëshkojë cdo propagandë raciale

-Instant, Sport



Komiteti ndërkombëtar Olimpik (Cio) ka komunikuar se atletëve do ti ndalohet të protestojnë në Tokyo 2020, ku do të aplikohet rregulli numër 50 i kartës olimpike, sipas të cilit “asnjë lloj manifestimi apo propagande politike, fetare ose raciale nuk lejohet në asnjë faqe, vend apo zonë tjetër”. Pozicionimi, i treguar nga Telegraph, vjen pasi sportistë të ndryshëm janë gjunjëzuar kundër racizmit në shenjë proteste për vdekjen e George Floyd.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka bërë të ditur se atletët që do të thyejnë këtë rregull do të ndëshkohen me masë disiplinore rast pas rasti.

Ndalimi përfshin edhe gjeste të tjerë, jo vetëm gjunjëzimin në tokë, por për shembull edhe krahun lart nga qielli me grushtin e mbyllur, gjest që u bë i famshëm në Meksikë 1968 nga sprinterët amerikanë me ngjyrë Tommie Smith e John Carlos, që në podium përkulën kokën e ngritën krahët lart me grushtin shtrënguar për të protestuar kundër racizmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *