• |
ide | kryesore

Vlorë, policia zbulon tritol në një banesë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sasi lënde plasëse është gjetur pranë një banese në qytetin e Vlorës. Nga raportimet e para mësohet se lënda plasëse është gjetur pranë banesës së G.H. Banesa mësohet se është në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Mësohet se forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse (artizanale) e pa plasur, pranë banesës së shtetasit G.H. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *