• |
ide | kryesore

Luis Alberto polemika për rinovimin: “Kush e ka vënë firmën për mua? Unë nuk e kam bërë”

-Instant, Sport



Akordi deri në 30 qershor 2025 me një pagesë të fiksuar me tre milionë euro si pjesë e palëvizshme plus një seri bonusesh është arritur prej kohësh, por mungon ende e zeza mbi të bardhë si e shpjegon vetë Luis Alberto me një story në Instagram, me të cilën ka dashur të mohojë lajmet që qarkullonin në këto ditë rreth firmës mbi kontratë. “Kurioz nga lajmet në gazeta… Po qendroj të stërvitem… Kush e ka bërë firmën për mua? Unë nuk isha”.

Tifozët e Lazio sidfoqoftë mund të qendrojnë të qetë, sepse Luis Alberto do të jetë një pedinë fondamentale në të tashmen por edhe të ardhmen. Në një videokonferencë të katër ditëve më parë është arritur përcaktimi final për rinovimin, që do ti lejojë lojtarit të fitojë gati 3,5 milionë euro në sezon përfshirë bonus. Një rinovim prej top player për spanjollin, autor i një sezoni të jashtëzakonshëm. Për firmën e zyrtarizimin, duhet pritur akoma edhe pak. Ashtu si me polemikë e theksoi vetë Luis Alberto në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *