• |
ide | kryesore

Gjirokastër, vajza 6-vjeçare rrëzohet nga lartësia. Niset me urgjencë drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vajzë 6-vjeçare nga Gjirokasta ka mbetur e lënduar pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Kodra e Shtufit”, ku fëmija po luante me bashkëmoshatarët. Mësohet se vajza është rrëzuar nga një lartësi shumë e madhe e krijuar nga gërmimi i tokës për ndërtimin e një pallati ku aktualisht ndodhet një park lojërash, por trotuari mbi humnerën e krijuar nga gërmimi nuk ka asnjë masë mbrojtëse. Ajo ishte nisur për tek kopshti /Parku I lojërave që ndodhej në pallatin shumëkatësh. Fillimisht mori mjekim shëndetësor në spitalin “Omer Nishani”, por për shkak të gjendjes jo të mirë u nis drejt kryeqytetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *