• |
ide | kryesore

Mbyllet çerdhja Nr.16 në Tiranë, stafi rezultoi me koronavirus

Arkiva, Lajme, Të fundit



Çerdhja Nr.16 në Tiranë është mbyllur ditën e sotme. Bashkia e Tiranës ende nuk ka dhënë një përgjigje, por gazeta Mapo mëson se shkak ka qenë koronavirusi.

Një pjesë e stafit ka rezultuar i infektuar me Covid-19, pas testimeve që ka bërë Instituti i Shëndetit Publik. Prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët dhe për 14 ditët e ardhshme nuk do të mund t’i çojnë.

Janë disa vatra të koronavirusit që kanë shpërthyer në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që sot është dhënë urdhër që punonjësit të punojnë nga shtëpia. Duket se virusi po përhapet nga institucionet shtetërore, pasi më herët ishin mjekët dhe infermierët e QSUT-së që infektuan pacientët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *