• |
ide | kryesore

Mund të ishte kuqezi sot, Modric bëhet nostalgjik: “Milani i vërtetë i mungon të gjithëve”

-Instant, Sport



Luka Modric ishte një hap nga mundësia për të veshur fanellëne e Milan në verën e 2019, por dashurinë e tij për kuqezinjtë nuk e ka fshehur kurrë. Do të mbetet një ëndërr e mesit të verës, duke qenë se kroati ka konfirmuar tashmë qëllimin për të mbyllur karrierën tek Real Madrid, por hidhërimi do të mbetet për të dy palët: “E imagjinova veten futbollist të Milan, por shkoi ndryshe…”. Megjithatë Modric i ka dërguar një mesazh dashurie, sipas mënyrës së tij, klubit milanez: “Jam i dëshpëruar për mënyrën si po shkojnë gjërat. Milani i vërtetë i mungon Italisë e Europës”.

Më pak fjalë, lidhja nuk u celebrua e nuk do të bëhet, por tërheqja mbetet e fortë edhe sot që kanë kaluar vite nga koha kur Zvonimir Boban, legjenda kroate e kuqezi për më tepër idhull i lojtarit, i dhuroi një tutë të Milan një Luka Modric në ngritje. Sinjale që mnegjithatë nuk cuan kurrë në mundësinë për ta parë mesfushorin në Itali: “Do ta kisha parë mirë veten në Serie A” ka rrëfyer ai për Gazzetta dello Sport.

Kampionat, ai italian, që vetë Modric ka deklaruar se e ndjek me shumë kujdes, për shumë bashkëkombasit që luajnë aty si Brozovic, Badelj e Pasalic, por edhe talentet made in Italy: “Ka të rinj shumë premtues, mbi të gjithë Zaniolo që është një talent i vërtetë”. Në fund edhe një kujtim për ish-shokun e skuadrës Cristiano Ronaldo, tani tek Juventus: “Na mungoi tek Real për golat e karakterin e tij. Pastaj është një njeri për 10 me yll, gjithnjë gati të ndihmojë ata që kanë nevojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *