• |
ide | kryesore

Paguhet një pjesë e borxhit, FSHF kthen ndeshjet në Digitalb: “Situata mund të përsëritet”

-Instant, F1, Sport



Një akord provizor për të zgjidhur ngërcin. Federata Shqiptare e Futbollit dhe Digitalb bëjnë hapa drejt njëri tjetrit, duke kthyer ndeshjet në ekranin televiziv, pas shlyerjes së një pjese të detyrimit nga Digitalb, por jo pa bërë paralajmërimin: “Që ky ngërç të zgjidhet përfundimisht shoqëria duhet të shlyejë këstin e radhës brenda javës sipas marrëveshjes së dakordësuar. Në të kundërt situata e së dielës mund të përsëritet”.

Kështu 4 ndeshjet e vlefshme javës së 29-të të Kategorisë Superiore të programuara po transmetohen në platformën televizive të shoqërisë “Digitalb”. Sipas asaj që bën të ditur institucioni që drejton futbollin në vend, në komunikatën për shtyp, “FSHF ka negociuar gjatë kësaj kohe me subjektin e licencuar për zbatimin e kushteve të dakordësuara në kontratë dhe përmbushjen e detyrimeve financiare për të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Kategorisë Superiore”.

Pas diskutimeve të vazhdueshme shoqëria “Digitalb” ka vendosur të paguajë një pjesë të detyrimeve që ka ndaj FSHF-së sipas kontratës, duke zhbllokuar përkohësisht ngërçin.

FSHF siguron edhe një herë të gjithë sportdashësit se ka punuar dhe do të punojë për të mirën e futbollit shqiptar, që sportdashësit të mos humbasin për asnjë çast mundësinë për të ndjekur ndeshjet e skuadrave të tyre të zemrës edhe në kushtet e imponuara nga pandemia COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *