• |
ide | kryesore

Shemben 11 ndërtime pa leje në Dhërmi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



IKMT shembi sot 11 ndërtime pa leje të cilat ishin vendosur në plazhin e Dhërmiut.

Ndërtimet ishin pa leje dhe ishin vendosur në rërë. IKMT thotë se në kuadër të sezonit turistik është intensifikuar puna në Dhërmi, dhe jo vetëm, kështu do të vijohet në gjithë bregdetin.

STATUSI I IKMT 

Dhërmi – IKMT prish 11 objekte të ndërtuara pa leje, ngritur në rërë

IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ushtruan kontrolle në plazhe e hapësira publike në bazë të planit të masave të hartuara enkas për sezonin turistik veror.

Gjatë kësaj jave është verifikuar linja e bregdetit në Dhërmi ku u konstatuan 11 ndërtime pa leje, të ngritura në kundërshtim edhe me rregullat teknike, pasi ishin vendosur në rërë.

Ndaj këtyre objekteve është ndërhyrë me mjete duke i prishur, ndërsa ndaj pronarëve abuzivë janë marrë masa administrative dhe kryer veprimet procedurale për ndërtime në kundërshtim me ligjin.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e shkatërrimit të mjedisit qoftë përmes ndërtimeve pa leje, ashtu edhe me hedhje inertesh.

Ky aksion do të shtrihet në gjithë bregdetin dhe kudo ku ka ndërtime pa leje.

Policia e Shtetit dhe IKMT fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin falas 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.



12 Comments

  1. E kane gjetur kohen per prishje ne bregdet ?!E pastaj dilni e mbroni perbindeshin me emrin edvin qe nuk punon per llogari te plazheve fqinje apo pak me tutje ?Pak kishte Covindin bregdeti dhe turizmi po leshohet dhe banda kriminale per te gllaberuar bregun ne situaten e gjendjes se emergjences civile ?!Popull socialist hani ate qe ben rama dhe mire t’ju beje e meritoni,plotesisht !

  2. U shembeb qe ti hapet hapesira per ndertim Aleksandrit te madh te malsise qe nga germimet arkologjike na del qe eshte autokton nga Himara,kurse zamir Mane eshte nga Dhermiu,resorte dhe plazhe private do te kene vetem oligarket ,kurse shqiptaret e tjere te kene nga nje kasolle me kashte vetem per te dhier,mos tw harrojne qe kur te vijne votimet me gjith kuc e mac tja japin Ram dybekut ,qe ti fuqizoj akoma me shume oligarket.

  3. Tunelin e llogarase dhe Dhermiun, qeveria ja ka dhene Gjikurise dhe dy oligarkeve te tjere

  4. Ok dakort qe i shemen poa keni arrestu ndonje shef komisariati apo apo inspertor te bashkise per shperdorim detyre se i lane te ndertohen keto??
    Apo keni shem vetem ato qe nuk paguan haracin??

  5. Unë prisja që opozita jashtë parlamentit të ishte e prirur për hapje të listave dhe ndryshimin e sistemi. Basha e ka deklaruar disa herë publikisht këtë.

    Por, në fund u “surprizova”, sepse në tryezë nuk e mbështeti absolutisht. Nuk bënë asnjë propozim në lidhje me ndryshimin e sistemit.

    Marrëveshja kishte shumë pak elementë, fituan shumë pak gjëra, për të mos thënë asgjë dhe kjo është në koston e tyre .

    Për mua e vetmja rëndësi që kishte marëveshja është për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rikthimin e PD dhe LSI në sistem”-deklaroi Rudina Hajdari.

    1. O filan, artikulli flet per “Gjirin Persik”. Ti si robot qe ha sufllaqe vazhdon komenton per “nderzimin artificial”.

      Dhe nje koment per artikullin: Se kam kuptuar asnjehere pse nuk i shembin keto ndertime pa leje ne bregdet nga muaji Tetor deri ne Maj, por duhet me patjeter ti shembin ne sezon Qershor-Gusht. Apo vari lesht, eshte nje pune ashtu?

  6. O I paemer I ores 15 11 po sa dybek je ,butoni takuar te ka ngelur qe ne cdo shkrim te lapsit ben te njejtin koment,komentin qe te ka pregatitur carlo bojla o bathe e zier po le nam o sufllaqexhi vetem duke bere gojore, nuk u lodhe o zullap ha dhe vetem ha te vjellet e bythes se Ed droges.

  7. shemben 11 kasolle ne Dhermi dhe ngrihen 111 kulla duke marre frymen e banoreve ne qender te Tiranes ne njesin 8 dhe 9. A ka ndonje gazetar a tv qe te shohe baterdine e betonit me leje shfrytezimi jashte cdo norme, se per urbanistike, lulishte a parkim as qe behet fjale ??

    1. O Andi me duket se nuk e paske kuptuar akoma sesi funksionojne ripjellsit . Ato 111 kullat ne tirane do ndertohen gjithsesi , por edhe ketu ku po prishet do ndertohen kulla nga po ata qe ndertojne ne tirane . Keta nuk lene te bjere gje ne toke .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *