Christian Coleman është pezulluar provizorisht nga AIU, Agjensia antidoping e World Athletics. Amerikani, i datëlindjes 1996, është kampioni i botës në fuqi në 100 metra, pasi fitoi titullin në vitin e kaluar në Doha. Sprinteri nuk iu nënshtrua një kontrolli antidoping surprizë në 9 dhjetor 2019, Duke deklaruar se ishte larguar për të bërë shopping nga banesa e tij e se sidoqoftë ndodhej vetëm pak minuta larg.
Coleman është ankuar, ndër të tjera, se nuk është njoftuar as me telefon për kontrollin; vetëm një ditë më pas kishte mësuar për ardhjen e komisarëve. Në realitet, sprinteri është falur njëherë një vit më parë e bashkë me këtë të dhjetorit kishte munguar në tre kontrolle në 12 muajt e fundit. Për këtë arsye agjensia e ka “pezulluar përkohësisht nga pjesëmarrja në cfarëdo lloj kompeticioni ose aktiviteti”.