• |
ide | kryesore

Kamionisti që përplasi Zanardin tregon ngjarjen: “Imazhi që pashë më torturon”

-Instant, Sport



Në historinë e Alex Zanardi është protagonist edhe kamionisti, që rastësisht apo për një fat të tmerrshëm përfundoi në anën tjetër të aksidentit. Kamionisti i përfshirë në aksident ka folur ekskluzivisht për Mediaset e fjalat e tij janë dëshpëruese, nga ato që të prekin: “E pashë nga pasqyra – rrëfen me ngashërim, gati në lot ai -. Cfarë pashë? Dukej një top, një top që përplasej poshtë e kërcente nga krahu tjetër. Kam gjithnjë këtë imazh që më torturon e që… nuk arrij, nuk arrij ta harroj sepse… më vjen keq. Po më shkatërron, po më shkatërron krejtësisht. E shpresoj ta kaloj… për punën, për familjen time, fëmijët që e kanë ndjere, sepse nuk e kuptojnë ende, ose e kuptojnë dhe bëjnë sikur jo”.

Pastaj tregon momentin e vështirë: “Unë zbrita (nga kamioni), por kishte shumë njerëz që ishin aty përreth. Ishte e kotë të shkoja unë e të mos bëja asgjë, isha aty, njerëzit bërtisnin. Duke mos e ditur kush ishte, dëgjova ulërimat e u tremba, nuk dija më cfarë të bëja… Më vjen keq për familjen, për gruan, për të birin, edhe pse duket se nuk është faji im, por isha unë aty dhe nuk arrij të kustifikoj veten”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *