• |
ide | kryesore

Tjetër viktimë nga koronavirusi në Kosovë, ndërron jetë një 52-vjeçar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot ka vdekur edhe një person që ishte i infektuar nga coronavirusi, duke çuar në 36 numrin e viktimave nga COVID-19 në Kosovë. Sipas njoftimit, viktima është një 52-vjeçar me inicialet E.K. nga Komuna e Rahovecit.

“Sot, më 21 qershor 2020, në orët e mëngjesit ka vdekur në këtë klinikë pacienti E. K. (1968) nga Komuna e Rahovecit. I ndjeri ishte diagnostikuar me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Kosovë 36 qytetarë të diagnostikuar me COVID-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje infektive.

Klinika Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka raportuar të shtunën se në këtë institucion janë të shtrirë 82 pacientë, prej tyre 72 të prekur me coronavirus.

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të shtunën 75 raste të reja me coronavirus, duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të arrijë në 2,073.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, nga sëmundja Covid-19, që e shkakton coronavirusi janë shëruar edhe 38 persona, kështu që numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 1,018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *