• |
ide | kryesore

I jep fund beqarisë Raven Symone

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Raven-Symone, përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram bëri të ditur se i ka dhënë fund beqarisë.

34-vjeçarja habiti fansat sepse ajo u shfaq teksa përqafonte partneren e saj, Miranda Maday.

Aktorja në postimin e saj tregoi se dita kur i thanë po njëra-tjetrës, ishte dita më e lumtur për të dhe nuk ngurroi t’i shprehte dhe fjalë zemre partneres së saj.

“U martova me një grua që më kupton nga hidhërimi në gëzim, nga mëngjesi në mesnatë, nga skena në shtëpi. Të dua Znj. Pearman-Maday! Jemi të martuara tani”.

Për shkak të pandemisë, dy vajzat janë martuar në një ceremoni të thjeshtë me shumë pak njerëz. Në fotot e publikuara, ato shihen njëra e veshur me kostumin e zi dhe tjetra me fustanin e bardhë të nusërisë.’



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *