• |
ide | kryesore

Capital T zbulon sërish detaje nga albumi i ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Capital T ka njoftuar së fundi se albumi i tij më i ri do të jetë i ndarë në dy pjesë. Në një njoftim në Instagram, ai bëri me dije se pjesa e parë e albumit të tij “Skulpturë”, do të publikohet më 1 korrik, ndërsa për pjesën e dytë nuk ka dhënë ende detaje.

“Studio Albumi jem i 4t #SKULPTURE • i cili lansohet me 2 pjesë ? PJESA 1 vjen me 1 Korrik ? A JENA GATI ME SHKATRRU LOJËN ?!?”, ka shkruar reperi.

Por nëse doni të dini nëse ka ndonjë bashkëpunim të radhës pas atij me Ledri Vulën, Capital T ka zbuluar diçka. Në një koment të reperit 2 Po2, vumë re se ky i fundit mund të sjellë një duet me nipin e tij në pjesën e dytë të albumit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *