• |
ide | kryesore

VAR shqiptar, nga divani i shtëpisë: ja si anulloi Jorgji penalltinë e Bylis

-Instant, F1, Sport



Video Assitent Referee (VAR) është sistemi teknologjik në ndihmë të arbitrave, por në Shqipëri në pritje të vendosjes së tij (FSHF ka bërë të ditur se do të implementohet nga sezoni 2021-22) kanë vendosur për një sistem alternativ. Atë të variantit shqiptar ku vendimet merren nga divani i shtëpisë apo autobusi i transmetimit. Ka ndodhur pikërisht kështu në Korcë, në cerekfinalen e kthimit mes Skënderbeut e Bylis, ku Enea Jorgji pasi akordoi penalltinë e anulloi pasi dikush i foli në kufje, duke shpërthyer protestat e miqve.

Nuk ka dyshime që dikush ndërhyri për të anulluar vendimin, sepse Jorgji, një gjyqtar i FIFA-s e mori vendimin dhe asistenti nuk duhet të ketë pasur kundërshtim, duke qenë se u pozicionua menjëherë në vendin e tij për ekzekutimin e një 11 metërshi. Lojtarët gjithashtu ishin gati, deri kur dikush ndërhyri.

Alibia në këtë rast është gjyqtari i katërt, por është pa logjikë të mendosh që një zyrtar nga mesi i fushës të anulloi vendimin e atyre që ishin shumë më pranë aksionit dhe detyrimisht kanë patur fushë pamje më të mirë. E meqë jemi tek gjyqtari i katërt, është pikërisht Muskaj, ai që në shkurt bëri të njëjtën gjë, kundër të njëjtës skuadër: e pëson gjithnjë Bylis. Në ndeshjen në Adush Muca kundër Vllaznisë arbitri Orlando Kuka sinjalizoi penallti për prekje me dorë të topit (në fakt nuk ishte) e pastaj, me ndërhyrjen e asistentit dhe Muskajt që vraponte pasi kishte marrë sinjalizimin apo mesazhin e dikujt, penalltia u anullua.

Nuk është cështja nëse ishte apo jo penallti, si në Ballsh ashtu edhe në Korcë, por precedenti që po vendoset është i frikshëm: ky sistem shqiptar drejtësie godet kur duhet, kundër kujt duhet dhe në mënyrë konspirative. Si e tillë vetëm drejtësi nuk quhet…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *