• |
ide | kryesore

“Duhet të vdesësh nga Covid”: kërcënim i tmerrshëm për Djokovic në muret e Splitit

-Instant, Sport



Nuk qetësohet stuhia mbi Novak Djokovic, pas organizimit të Adria Tour që ka shkaktuar një vatër të koronavirus. Pas polemikave, tani është radha e kërcënimeve me vdekje. Në një ndërtesë në një rrugë të Splitit, në Kroaci, është shfaqur mesazhi i shkruar me një spray blu: “Eshtë dëshira jonë që ti të vdesësh për këtë (Covid). Përshëndetje nga Spliti. Vdis, Zot. Vdis, Djokovic”. Autoritetet lokale kanë fshirë menjëherë parrullën e policia ka hapur një hetim.

Janë ditë vërtetë të vështira për tenistin numër 1 në botë. I kritikuar nga kolegët e media, i fyer në rrjetet sociale e tani i kërcënuar me vdekje. Adria Tour, seria e turneve të organizuar në Ballkan me qëllim bamirësie, lindi me predispozitën më të mirë por shpejt u transformua në një vatër autentike për shkak të mungesës së garancive minimale të sigurisë shëndetësore kundër koronavirus, si maskat apo distancimi social.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *