• |
ide | kryesore

Mbappé pranon: “Lamtumira e Buffon nga Psg më kondicionoi negativisht”

-Instant, Sport



Një vit në Paris mes uljesh e ngritjesh, por eksperienca e klasi i Gianluigi Buffon nuk kanë kaluar pa lënë gjurmë edhe tek kampionët e PSG. E ka konfirmuar këtë Kylian Mbappé. Sulmuesi francez i Paris Saint-Germain, duke folur për L’Equipe, ka pranuar se ka mbetur i goditur shumë nga largimi i portierit italian, i kthyer tek Juventus pas vetëm një sezoni në Francë.

Keqardhje për ndikimin në rritjen e tij profesionale por edhe njerëzore, Mbappé nuk e fsheh e në lidhje me veteranin e portës pranon: “Më ka pëlqyer gjithnjë të dëgjoj lojtarët më ekspertë. Buffon ishte shumë i rëndësishëm për mua. Ta shihja të ikte më ka kondicionuar negativisht“. Konstatim që vetëm sa i shton vlerë portierit të Juventus, i kthyer sërisht në Itali për të kërkuar të fitojë akoma në Serie A e Europë.

Por nuk është vetëm Gianluigi Buffon mes lojtarëve ekspertë që i kanë dhënë mbështetje Mbappé. Sulmuesi i ri ka zbuluar se ka patur një raport shumë të mirë edhe me Lassana Diarra, shoku i tij nga janari 2018 në shkurt të vitit pasues: “Për mua ishte xhaxha Lass. Madje, një vëlla i madh ku mund të mbështetesha gjithnjë”, ka thënë sulmuesi francez. “Më tregonte shpesh për karrierën e tij, klubet, gabimet e tij, më jepte këshilla, më ndihmonte në momentet e vështira. Ta shihja të largohej edhe atë më theu dicka përbrenda”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *