• |
ide | kryesore

Video/ Bundesliga jep verdiktet: Bayern kampion deri në fund, shpëton për momentin Rashica

-Instant, F1, Sport, Video



Java e fundit e Bundesligës e verdiktet e fundit zyrtare. Monchengladbach mposht 2-1 në shtëpi Hertha Berlin e siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League; e ka pësuar në fund Bayer Leverkusen, që nuk i ka mjaftuar 1-0 ndaj Mainz. Në krye fituan Bayern e Leipzig, ndërsa Dortmund i dyti humbi 4-0 kundër Hoffenheim (poker i Kramaric). Dusseldorf rrëzohet në Zweite Liga; Werder Brema shkon në playout.

WOLFSBURG-BAYERN MYNIH 0-4

Bayern Mynih përfundon një tjetër kampionat të fituar me suksesin e dukshëm në fushën e Wolfsburg, që do të luajë në playoff të Europa League. Plurikampionët e Gjermanisë kaluan në avantazh në të 4’ me Coman. Në të 37’ një goditje e pakapshme nga jashtë zonës e Cuisance transformohet në një të majtë fatale në trekëndësh për golin e 2-0. Në minutën e 72’ Lewandowski shënon qetësisht nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Muller shënoi me të djathtën pokerin përfundimtar, por edhe golin e 100 për bavarezët në këtë kampionat. Bayern e mbylli me 82 pikë në klasifikim.




BORUSSIA DORTMUND-HOFFENHEIM 0-4

Humbje e shëmtuar në shtëpi për Borussia Dortmund, që ishte e sigurtë për vendin e dytë, në të fundit të kampionatit nën goditjet e një Kramaric në formë spektakolare. Në minutën e 8’ miqtë zhbllokuar rezultatin falë Kramaric që, me të djathtën, mposhti portierin kundërshtar me një super gol. Sulmuesi kroat përsëritet pas 30 minutash, kur sugjerimi i Skov i lejoi të kalojë Burki nga fare pranë. Në fillim të pjesës së dytë erdhi edhe pokeri personal për Kramaric: në fillim kaloi dy kundërshtarë e mposhti Burki, në asist të Bebou, e pastaj duke transformuar penalltinë e akorduar për një faullë të Hummels ndaj Dabbur. Hoffenheim e mbyll i gjashti e shkon në Europa League.




AUGSBURG-LEIPZIG 1-2

Timo Werner largohet nga Leipzig me një dygolësh që i lejon të jetë shënuesi më i mirë në historinë e klubit, që renditet i treti. Sulmuesi i ardhshëm i Chelsea zhbllokoi situatën pas një asist në thellësi nga Haidare; Werner kaloi portierin e shënoi me portën bosh. Augsburg barazoi në të 72’ me një goditje nga jashtë zone të Vargas, por 8 minuta nga fundi Werner gjeti diagonalen fituese. Vendi i tertë për Red Bull; Augsburg i 14 me pikë të barabarta me Koln.



BORUSSIA MONCHENGLADBACH-HERTHA BERLIN 2-1

Borussia Monchengladbach mund të festojë pikërisht në javën e fundit të kampionatit hyrjen në Champions League falë suksesit në shtëpi kundër Hertha Berlin. Në të 7’ Embolo shërbeu për Hofmann, që nuk e gaboi mundësinë e dhënë. Vendasit shpenzojnë disa raste por arrijnë të mbyllin llogaritë me lojtarin më të mirë në fushë: Embolo fikson 2-0 në të 78’. Ibisevic i futi frikën Borussias, por ishte shumë vonë për të përmbysur situatën e verdikteve europiane. M’Gladbach i katërti; Hertha e dhjeta.



BAYER LEVERKUSEN-MAINZ 1-0

Ai që e pësoi nga suksesi i Monchengladbach është Bayer Leverkusen, që ëndërronte një hyrje në Champions League, por që sidoqoftë detyrën e bëri. Aspirinat në avantazh pas dy minutash lojë, kur Volland mori një top në zonë, kaloi një kundërshtar e shënoi me të majtën. Është goli që vendoi ndeshjen, por e mbajti Leverkusen vetëm në vendin e pestë. Mainz i 13.

NDESHJET E TJERA

Poker i Freiburg, që e mbyll në vendin e 8, në shtëpi kundër Schalke (12): dogolësh i Waldschmidt (20’ e 57’) e gola të Schmid e Holer, me dy asist të Gunter. Eintracht Frankfurt e mbyll sezonin me një 3-2 ndaj Paderborn që ishte i rrëzuar: Rode, Andrè Silva e Dost e cojnë formacinin e Hutter në 3-0, përpara se miqtë të shkurtojnë distancën me Drager e Michel. Union Berlin mbylli sezonin me një tris e dënoi Dusseldorf në rënien direkte në Zëeite Liga: golat e Ujah, Getner e Abdullahi vlejnë 3-0 e një vend i 10 në renditje. Mund të marrë frymë lehtësisht për momentin Werder Bremen, që kompletoi një rikpuerim në fund të klasifikimit e që tani do të luajë në playout për të mundur të qendrojë në Bundesliga: bardhjeshilët shkatërruan 6-1 Koln me dygolëshin e Osako e golin e Rashica, Fullkrug, Klaassen e Sargent. Kundërshtari i playout mund të jetë një mes Heidenheim e Hamburg.

GERMANY – BUNDESLIGA
Augsburg 1 – 2 RasenBallsport Leipzig
Bayer Leverkusen 1 – 0 Mainz 05
Borussia Dortmund 0 – 4 Hoffenheim
Borussia Mönchengladbach 2 – 1 Hertha BSC
Eintracht Frankfurt 3 – 2 SC Paderborn 07
Freiburg 4 – 0 Schalke 04
1. FC Union Berlin 3 – 0 Fortuna Düsseldorf
Werder Bremen 6 – 1 1. FC Köln
Wolfsburg 0 – 4 FC Bayern München



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *