• |
ide | kryesore

Video/ Bayern drejt tripletës: fiton Kupën me poker ndaj Leverkusen

-Instant, F1, Sport, Video



Pas kampionatit, tani vjen edhe Kupa e mbetet vetëm Champions. Për Bayern Mynih tripleta është krejtësisht e mundshme dhe Flick e ka tashmë ide fikse në mendje. Bavarezët mposhtën Bayer Leverkusen në stadiumin Olympiastadion në Berlin 4-2 në finalen e Kupës së Gjermanisë.

David Alaba zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në minutën e 16, me një ekzekutim brilant nga goditja e dënimit. Ishte hapi i parë drejt suksesit, sepse tetë minuta më pas Bayern vendosi në siguri rezultatin me Serge Gnabry, që u asistua nga Joshua Kimmich.

Nuk do të kishte qenë kaq e thjeshtë për Bayern, nëse Leverkusen do të falte një nga ato raste që nuk mundesh. Volland i vetëm në qendër të zonës, del çuditërisht huq në pasimin fantastik nga e djathta. E për të kompletuar gafat që vendosën ndeshjen, në anën tjetër të fushës, portieri i Bayer lejon Robert Lewandowskin të shënojë golin e tretë, më tepër meritë e vetë portierit, edhe pse stopimi dhe konkluzioni i polakut ishin të jashtëzakonshëm, ashtu si asist i Manuel Neuer.


Leverkuseni tentoi të kthehet në lojë në minutën e 63-të të ndeshjes, kur shënoi Sven Bender, mirëpo Leëandoëski e ktheu sërish epërsinë prej tri golave në minutën e 89-të të ndeshjes. Ky ishte goli i 51 i Lewandowskit për këtë sezon. Leverkuseni nuk u dorëzua dhe në minutën e 95-të shënoi përmes penalltisë së shënuar nga Kai Havertz, golin që vulosi rezultatin 4-2.

Kjo është herë e 20-të që Bayerni e fiton trofeun e DFB Pokal, duke e vazhduar kështu dominimin në futbollin gjerman.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *