• |
ide | kryesore

Video/ United i jep një shuplakë Bournemouth: Vardy shkon 101 gola

-Instant, Sport, Video



Lufta Champions është bërë, pas titullit kampion të Liverpool, motivi më i rëndësishëm i Premier e ndeshjet e pasdites dëshmojnë se do të jetë shumë zbavitëse: Manchester United ngre zërin me 5-2 ndaj Bournemouth e Leicester përgjigjet me 2-0 ndaj Crystal Palace. Në fund, 1-0 i Brighton në Norwich, me tre gola të belgut Trossard në 25 minuta, fundoti skuadrën vendase e hipotekoi shpëtimin e Seagulls.



UNITED — Ndeshje zbavitëse në Old Trafford. Bournemouth kaloi në avantazh në të 15’ me Stanislas: topin mes këmbëve për të kaluar Maguire e diagonale që mposhti De Gea në shtyllën e tij. United ka në fushë dy lojtarë të inspiruar: Bruno Fernandes, që rikuperoi në fund pas një përplasje në stërvitje me Pogba e sulmuesi i ri Mason Greenwood, 18 vjec, me Red Devils që fëmijë. Të dy kombinuan në të 29’ për barazimin 1-1: pasim i portugezit dhe e majtë fituese e sulmuesit anglez. Në të 35’ erdhi përmbysja: penallti për United – prekje me dorë e Adam Smith – e Rashford firmosi golin e parë pas rifillimit të Premier, duke u ngjitur në kuotën 20 në rendimentin sezonal. Red Devils janë padronë në fushë: Martial, në fund të pjesës së parë shënoi 3-1, duke cuar Solskjaer të qetë në dhomat e zhveshjes.


FERNANDES SHOW — Prekja me dorë e topit nga Bailly hapi ndeshjen, sepse King nuk fali. Iluzioni i bandës së Howe zgjati vetëm pesë minuta: në të 54’ Greenëood, në sugjerimin e Matic, i coi shifrat në 4-2. United nuk ndaloi dhe me goditje dënimi në të 59’ Bruno Fernandes vuri vulën për 5-2. United u ngjit në kuotën e 55 pikëve: vendi i katërt provizor në pritje të Chelsea-Watford. Bournemouth mori humbjen e katërt radhazi e me vendin e parafundit rikthimi në Championship është gjithnjë e më pranë.


VARDY NË KUOTËN 101 — Në një qytet të plagosur nga Covid-19 e detyruar të përballet me një izolim të ri, Leicester fitoi ndeshjen e parë pas rifillimit të kampionatit. 3-0 ndaj Crystal Palace u arrit në pjesën e dytë: Iheanacho në të 49’ shënoi avantazhin 1-0, në fund u ngjit në katedër Jamie Vardy, që vinte nga një thatësira e gjatë. Qendërsulmuesi shënoi 2-0 në të 77’ me asist të Barnes, që është edhe ai numër 100 në Premier. Në të 94’ sulmuesi arriti kuotën 101, duke shënuar golin e 3-0 që e ngjiti Leicester në vendin e tretë me 58 pikë.



ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Norwich City 0 – 1 Brighton & Hove Albion
Leicester City 3 – 0 Crystal Palace
Manchester United 5 – 2 AFC Bournemouth
Wolverhampton Wanderers 0 – 2 Arsenal



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *