• |
ide | kryesore

Video/ Masakroi Liverpool dhe kaq i mjafton: City dorëzohet në Southampton, Reds duan rekordet

-Instant, F1, Sport, Video



Liverpool hyn për herë të parë në Anfield Road si kampion i Anglisë e mposht 2-0 Aston Villa falë golave të Mané (71′) e Jones (90′). Reds janë në kërkim të rekordit të ndeshjeve të fituara në një kampionat (32, tani janë 29) e atë të pikëve (100, tani janë 89). Manchester City rrëzohet në Southampton: Adams firmosi 1-0. Sheffield rrëmbeu një 1-1 në Burnley e mbetet i teti. West Ham barazoi 2-2 në Newcastle e merr frymë.

SOUTHAMPTON – MANCHESTER CITY 1-0
Guardiola e të tijtë ishin të mobilizuar sa për të ndëshkuar kampionët e rinj të Anglisë, sepse pas asaj performance 4-0 ndaj Liverpool, Citizens janë zhgënjyes në transfertën e Sauthampton, ku duhet pranuar se tekniku spanjoll kishte bërë rotacion të ndjeshëm. Vendosi ndeshjen një gol i Adams në minutën e 16, që nuk e ndryshoi as aktivizimi i De Bruyne e Foden. City mbetet me 66 pikë, 23 distanca nga Reds, por kanë avantazhin e 8 pikëve nga Leicester i vendit të tretë.

LIVERPOOL-ASTON VILLA 2-0
Të thyesh rekordin e ndeshjeve të fituara e pikëve të marra në një kampionat të vetëm, që mbahen nga Manchester City, është një objektiv që mund të stimulojë kampionët e rinj të Anglisë në javët e fundit të Premier League. Suksesi kundër Aston Villa vlen fitoren e 24 radhazi në Anfield. Reds u duken në vështirësi për pjesë të gjata loje, por në të 71’ erdhi goli i avantazhit: Mané, pas sugjerimit të Keita, duhet ta kalojë topin mbi portierin për avantazhin e skuadrës së Klopp. Në të 90 erdhi edhe dyfishimi me të riun Curtis Jones. 5 javë nga fundi, rekordi i fitoreve e pikëve në një kampionat janë plotësisht të arritshme për Liverpool.


BURNLEY-SHEFFIELD UNITED 1-1
Sheffield United mori një barazim të cmuar në fushën e Burnley e mbetet kështu në vendin e tetë në klasifikim, duke ruajtur dy pikë avantazh pikërisht ndaj Clarets. Në të 43’ Tarkowski kaloi në avantazh vendasit duke shfrytëzuar një spond të Rodriguez, në zhvillimet e një goditje dënimi, e duke kaluar Henderson. 10 minuta nga fundi, miqtë morën barazimin falë Egan: kros i butë i Osborn, goditje me kokë e Sharp e një e djathtë fluturimthi poshtë traversës nga mbrojtësi irlandez.


NEWCASTLE UNITED-WEST HAM UNITED 2-2
Një pikë e rëndësishme për shpëtimin e West Ham, që shkon +4 nga zona e rënies nga kategoria. Miqtë në avantazh në të 4’ falë Michail Antonio (një nga heronjtë e rikuperimit kundër Chelsea), i aftë të shfrytëzonte nga fare pranë një krosim të Boëen. Prekja fituese e Almiron, në asist të Krafth, vlen barazimin në të 17’. Situata nuk ndryshoi në pjesën e dytë. Në të 65’ Soucek shtyu në rrjetë topin e kthyer nga traversa në goditjen e Rice; dy minuta më pas Newcastle barazoi me Shelvey që mbylli një trekëndësh me Gayle.




ENGLAND – PREMIER LEAGUE

Burnley 1 – 1 Sheffield United
Newcastle United 2 – 2 West Ham United
Liverpool 2 – 0 Aston Villa
Southampton 1 – 0 Manchester City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *