• |
ide | kryesore

Video/ Tre pikët e para për Dedjan: Vllaznia mund Luftëtarin, por sa e vështirë

-Instant, Sport, Video



Një sukses që duhej dhe ishte i detyrueshëm, duke parë situatën në të cilin ndodheshin Luftëtari e Vllaznia. E kështu, shkodranët arrijnë ti marrin tre pikët e para, që kur në pankinën kuqeblu është ulur Hysen Dedja, por me shumë vështirësi. Është dashur një veprim individual i Junior për të zgjidhur ndeshjen e për të fiksuar rezultatin 1-0 në transfertë.

Ashtu si pritej, shkodranët dominuan fushën, duke u munduar të gjenin sa më shpejt fitoren, edhe për të tronditur mentalitetin e brishtë të kundërshtarit, që është rrëzuar prej javësh nga kategoria. Në Gjirokastër kuqeblutë kishin disa raste të tjera për shënim, por gabuan në finalizim, edhe për shkak të ndërhyrjeve vendimtare të Qyranit.

Duhej minuta e 39 kur Junior përfitoi nga një sugjerim i Likës për të mposhtur portierin gjirokastrit, që Dedja të qetësohej në pankinë, megjithëse skuadra e tij ishte e paaftë të mbyllte ndeshjen, duke rrezikuar të befasohej në fund.

Vllaznia nuk fitonte prej 6 ndeshjesh, por me këtë sukses kthehet papritur në lojë për të shmangur zonën e playout. Me 42 pikë, kuqeblutë janë provizorisht vetëm 1 pikë pas Bylis të vendit të 7, që duhet të luajë nesër me Partizanin, që natyrisht në këtë rast do të ketë me vete edhe tifozerinë shkodrane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *