• |
ide | kryesore

Zbulohet sekti që rekrutoi familjen Josifi: Perëndia zgjon të vdekurit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta Josifit dhe njërës prej vajzave. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se gjithë familja është rekrutuar nga ky sekt rreth 6 vite më parë në Tiranë. Pas vetëvrasjes së kryefamiljarit, Lluka Josifi, Zhanetës dhe dy vajzave u është dhënë ndihmë financiare nga ky sekt duke bërë që të krijonin marrëdhënie të ngushtë me to.

Ky grupim, pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, ka për qëllim afrimin e sa më shumë njerëzve. Në publikimet e shumta që gjenden online për këtë sekt bie në sy përgjigjja e pyetjes çfarë ndodh kur vdesim.


“Bibla mëson se Perëndia mund t’i zgjojë të vdekurit, si të thuash nga gjumi, dhe t’i rikthejë në jetë. Për ata që Perëndia ringjall, vdekja nuk është fundi i gjithçkaje” – thuhet në predikimet e tyre.

Dyshohet se ky sekt mund të kenë predikuar dhe aplikuar metoda ekstreme, duke çuar në vetëflijimin e Zhaneta dhe Anisa Josifit. Të njëjtat burime thanë se po hetohen personat që kanë hyrë muajt e fundit në banesën e familjes Josifi në Kombinat, të cilët mendohet se kanë ndjekur ritualin për ringjalljen e Anisa Josifit.

Këta persona dyshohet se ishin në dijeni për vdekjen e 30-vjeçares dhe i kanë sugjeruar edhe nënës dhe vajzës së saj të sakrifikonin, duke mos ngrënë, apo duke mos dalë fare nga banesa.

Policia dhe prokuroria presin dëshminë e Blerta Josifit për të mësuar si humbi jetën Anisa. Burimet thanë se nëse vërtetohet se persona të jashtëm kanë hyrë në banesë dhe kanë sugjeruar të ndiqet një ritual i caktuar, atëherë ndaj tyre mund të ngrihet edhe akuzë për vrasje./Tv Klan

11 Comments

  1. I shkofte Zoti ketà Sataniste te qelbur.
    Po’ kur ska shtet hyn ferri e dosa me breke e pa’ breke Ka 30 vjet.
    Megjithese un cdo dite te jetes time e kam mallku Enver hoxhen kete fjale e Ka gjet.Po Shiku leshit Ca’ bon apo run gomaret e peqinit

  2. Kulla e Rojes nuk eshte sekt, por jane Deshmitaret e Jehovait. Kush do mund te informohet..Do ishte mire nje hetim i hollesishem mbi aktivitetin e tyre!

  3. Ky sekt i rrezikshem eshte perhapur dhe ne Europe, mjere kush bie ne kthetrat e tyre.
    Ruani te afermit qe mos tu afrohen atyre, perplasuni deren ne fytyre kur tju vijne ne dere, dhe tregoni njerzve tuaj sidomos femijve shembujt e shumte kur njerez te ndryshem e kane pesuar ne forma te ndryshme madje edhe me jete pasi kane rene ne kthetrat e tyre .
    Bejeni kete para se te jete teper vone.

  4. Kulla Rojes eshte reviste fetare e deshmitareve te jehovait dhe botohet nje here ne jave ne gjuhen shqipe. Ajo shperndahet dere me dere ne Tirane nga misionaret e ketij sekti religion. Qellimi i tyre eshte te rekrutojne sa me shume persona qe te jete e mundur.

  5. Kulla Rojes eshte reviste fetare e deshmitareve te jehovait dhe botohet nje here ne jave ne gjuhen shqipe. Ajo shperndahet dere me dere ne Tirane nga misionaret e ketij sekti religjioz. Qellimi i tyre eshte te rekrutojne sa me shume persona qe te jete e mundur.

  6. Me kujtohet nje rast ne Londer kur dy te rinj ishin vetflijuar dhe Skotland Yard donte ti ndeshkonte. Ngjarja beri buje ne Angli ne ate kohe por ky sekt fetar nuk u ndeshkua se kishin lidhje te forta me qeverine Angleze . Ata thjesht paguan nje shume te konsiderueshme te hollash dhe ceshtja u mbyll . Ata ja hodhen pa u lagur.

  7. Cdo njeri madhor ka te drejte te zgjedhe besimin qe do dhe shteti s’ka asnje pune ne kete mes. Sigurisht ka te drejte te zgjedhe edhe menyren sesi do te vdese.
    I gjithe qyteterimi bazohet ne idene qe secili prej nesh eshte i afte te beje zgjedhjet e veta per jeten e tij dhe nuk ekziston nje menyre e mire jetese qe mund te imponohet nga shteti mbi te gjithe. Ndryshe perfundojme ne komunizem apo diktature tjeter. Ne kemi te drejte ta sulmojme kete far sekti me fjale, fushata etj., por jo ta ndalojme. Duhet te mesohemi me idene qe jeta vlen aq sa mendon ai qe e ka.

    1. Jam plotesisht dakort me cfar u tha me siper, por mendoj se ka ca limite, psh: Cdo sekt apo fe qe predikone dhune, percarje socjale ose dhe vetevrasjen, nuk mendoj se duhet te lejohet.
      Une kam shkuar vet nja 2-3 her te keo te Jehovait kur isha nja 18 vjec, dhe nuk e kuptoja dot si i besonin njerezit ato budallalliqe, fatkeqesisht nje shoqa ime ra pre e tyre qe fimije dhe doli vetem kur ishte mbi 20 vjec, por i la pasoja te rende ne shendetin mendor.
      Jam i bindur qe po ti degjosh se ca predikojne kto, ato te ISIS do te duken “engjej”

  8. MOS diskutoni kot kur thoni se jeta eshte ne doren e gjithesecilit dhe mund te beje cte doje me te , ky mendim eshte i sekteve te tipit isis dhe eshte shume e rrezikeshme per shoqerin Prandaje shteti duhet ti nxjeri te jashteligjeshme e personat pergjegjes te burgosen njelloje me te njejtin ligj si per vrasjen . Komunitete fetare duhet te luftojne fort kunder ketyre sekteve , me duket sikur po heshtin . Besoje ne zot por nuk besoje ne personat te cilit predikojne fene si hoxhallare, prifterinj katolike e ortodoks , babà e dervish teqeje sepse keta Jane me gjynaqare se te tjeret si per shembull , pasurimin e PA merituar , abuzimet seksuale , madhtrimin . Me gjitha te egzistojne oxhallare , prifterinj te devoteshem por Jane shume te paket . Me kujtohet nje rast sivjet kur Prifti gezohet kur i vdesin besimteret kur thote doli edhe per sot .Ne cdo qendra funerale Jane regjistruar prifterinj e hoxhallare te cilet e kerkon apo nuk e kerkon familja e viktimes ai te vjen ne shtepi sepse kete e ka kushte agjensia funerale

  9. Une them ka te drejte te beje c’te doje me jeten e vet, ISIS thote me jeten e tjetrit. Por ky shembulli i ISIS ka vlere per dicka tjeter, sepse me te njejten logjike qe ndalon deshmitaret me justifikimin se ka frymezuar ca raste vetevrasjesh, mund te ndalosh edhe fene islame me justfikimin qe ka frymezuar “ca” raste vrasjesh, apo Krishterimin per prifterinjte pedofile. Meqe ra fjala nuk ka vetem fe qe promovojne vetevrasjen, por eshte nje rryme e filozofise morale e quajtur anti-natalizem qe promovon shfarosjen e cdo qenie te ndjeshme me argumenta qe vijne nga logjika dhe jo fantazia. Nuk mund te ndalosh njerezit madhore te mendojne sic duan, apo reflektojne mbi cdo vlere, perfshire jeten. Nga ana tjeter ka shume qe pretendojne se besimi i ka ndihmuar. Po te te bjeri rruga nga stadiumi dinamo kur bejne kongresin vjetor keta te jehovait do shikosh qe shumica jane dukshem shtrese e mesme, te lare e te rruar me mire se qytetari mesatar dhe nuk duken si te semure mendor.

  10. O Neri, Dakord kur thuhet qe jeta eshte ne dore te gjithseicilit, por kur atyre iu imponohet se cte bejne me jeten e tyre nga nje sekt i ketij lloji , (qe i coi ne vetevrasje), atehere pse mos imponohet e kunderta nga qeveria apo ana tjeter e medaljes (e atyre qe besojne qe jeten na e ka dhene zoti dhe duhet ta jetojme). Pra zgjedhja nuk ishte e tyre por e imponuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu