• |
ide | kryesore

Loja me koalicione/ Ramës nuk i vjen dot në ndihmë as Imam Aliu

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama e ka filluar këtë javë me një status ironik kundër opozitës në Facebook. Ai ka përdorur shprehjen e Imam Aliu që thotë se mania e kundërshtimit t’i pakëson shanset e suksesit. “Mania e kundërshtimit t’i pakëson shanset e suksesit,”– shkruhet në foton e publikuar nga Rama.
Nënteksti është i qartë opozita që po kundërshton ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor pa miratimin e saj, duke shkelur kështu marrëveshjen e 5 qershorit, po shkon drejt një humbjeje të re në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Po në fakt këtë herë –po ti besojmë Imam Aliut- është Rama ai që po ia pakson shanset e suksesit vetes, sepse ai po vihet në rolin e kundërshtuesit të një pakti që e pranoi vetë, e mëshkroi në tryezën e Këshillit Politik dhe rakordoi me të gjithë faktorët ndërkombëtarë.

Pasi u ndërgjegjësua se e humbi kontrollin e Komisioneve zgjedhore dhe pranoi një sërë masash që rrisin kontrollin mbi manipulimin e votës, kryeministri do të fitojë me cdo kusht dicka në tavolinë. Prandaj ai po përdor kauzën e listave të hapura “të mbrojtur” nga 28 deputet sharlatanë të opozitës ë re, për të hequr mundësinë e organizimit në koalicione zgjedhore nga kundërshtarët e tij (lexo shkrimin poshte sa humbte PS me ligjin aktual ne perballjen me nje koalicion opozitar).

Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar

Dhe për të arritur këtë ai po ndryshon rregullat e lojës në një mënyrë radikale, pa pjesmarrësit në garën e ardhshme.

Së pari, Ramës i duhet të ndryshojë kushtetutën. Neni 68 i Kushtetutës përcakton ndër të tjera se “renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumëmërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. E pra ku nen duhet ndryshuar.

Por ndryshime radikale duhen bërë edhe në kodin zgjedhor. Sipas një hulumtimi që ka bërë gazeta Mapo, pa konsensus mes palëve pjesmarrëse në garë, rilindjes do i duhet të ndryshojë 12 nene të kodit zgjedhor dhe të rishkruajë nga e para ato nene që flasin për përllogaritje mandatesh në bazë të sistemit proporcional rajonal me lista të mbyllura (162/163).

Tashmë socialistët i kanë hyrë kësaj ndërmarrje të vendosjes së njëanëshme të rregullave. Pas miratimit thuajse me unanimitet të plotë ditën e premte në Këshillin e Legjislacionit dhe në Komisionin e Ligjeve, nisma e 28 deputetëve të opozitës parlamentare diskutohet këtë fillim jave, nen për nen dhe pritet të miratohet nga parlamentit më 30 korrik.

Prishja e marëveshjes/ A ka nisur thyerja e Ramës me ndërkombëtarët (deklaratat)

Pra, Rama do ti shkojë deri në fund nismës për të vjedhur patjetër dicka para fillimit të garës. Ai synon futjen e grindjes mes partive opozitare dhe pret të përfitojë nga sherri që ato mund të kenë nga hartimi i një liste të përbashkët.

Por sipas shprehjes që perifrazon vetë, asaj të Imam Aliut, këtë herë është ai që po sillet si humbës, sepse këtë herë qe ai që e kundërshtoi marrëveshjen e 5 qershorit që fillimish e pranoi i detyruar vetë.

©Lapsi.al

 



14 Comments

  1. Lulzim Basha teksa poston edhe fotot me maskë.

    Kujtojmë se më herët kreu i PD është proceduar nga Policia, pas takimeve pa maska në Durrës, shkruan javanews. Gjithashtu ai është shfaqur edhe në tubimet për Teatrin Kombëtar, pa asnjë mjet mbrojtës kundër koronavirusit. Apo në takimet me qytetarë të ndryshëm në terren, ku nuk kanë munguar as fotografitë sup më sup.

  2. Nuk ka nevojë që të komentohen lëvizjet e Ramës për të mbajtur me çdo kusht karrigen e pushtetit, herë me luftë kundër armikut të mbrendshëm e herë me luftë kundër armikut të jashtëm.

  3. Ky nuk po vjedh. Thjesh po i thote PD dhe partive te tjera te opozites sa vota kane. Shkurt po ja fut opozites sic ja ka futur gjithe keto vite. Kjo eshte nje opozite komplet e paafte. Nga njera ane thote qe i fiton zgjedhjet nga ana tjeter ka frike listat e hapura. Jane valle te bindur qe i fitojne zgjedhjet?????

    1. Hilja e Rames eshte se nuk do kualicionet, sa per listat e hapura degjoni cfare ka thene Gjiknuri. Ky nuk do te leshoje pushtet se zullumet I ka bere shume te medhaja por eshte shume vone

  4. krye minster Myslim Zhuka ujku Lushnjes, president Nimut Musai derri i Patosit,kryetare kuvendit Rudi pjata,minister i puneve te mutit Kujtim Gjuzi,minister ne lufte me karavirusin Ralfa Gjoni ,Minister per llape Jenisheri ,ne ndryshimin e kushtetutes keta bajga dhe larva qe kane nga bytha e Bashes dhe e Kryemadhit do te fitojne me pa tjeter deputetllikun me ndihmen e minjeve te bunkerit te Endri Fuges ,keta minj qe tere dites hane vetem mbetje nga bytha e rilindesve ,votoni qe tani o fugshpumsa ,se vota do tu quhet ,per kermat dhe jashqitjen e shqiptareve.

  5. K’to jane turpi i njerzimit ne toke! Çfare din Ai dhe shume te Tjere si Ai per Imamin A a.s.!
    Ai nuk e din ala as se e ka shkruajtur ate Gje! Per ke sukses flasin, suksesin e tyre personal, te atyne rreth e rrotull (qe i veshin dhe i zhveshin), apo te atij qe quhet popull (qe u lodhen ne emer Tij)!
    K’to konsiderohen te humbur vetem nese shkojne perpara llogari dhenies njerzore (pa shkuar me tutje) per çfare kane ba keq dhe per çfare nuk kane ba e qe duhej t’a banin (ndeshkim sipas ligjeve qe kane perdor per te tjeret dhe asgje me shume)!

  6. Edi Rama nuk kishte vene maske kur vizitoi Kosoven dhe pati edhe nje takim me Isa Mustafen i cili pak dite me vone rezultoi i infektuar me covid. Megjithate, Rama gjate vizites ne Kosove u pa qarte se kishte antiplumb. Antiplumbi nuk te mbron nga covid 19, gje qe te ben te besosh se ne njefare menyre ka nje ekzagjerim ne gjithe historine e ketij virusi, ama pyetja qe shtrohet ne kete rast eshte se nga kush ka frike Rama ne Kosove? Ka ndonje llogari te hapur? Mos valle ka gisht ne faljen trojeve te Kosives? Vec kesaj, Edi Rama ne Kosove terhoqi padine ndaj Haradinajt. Mos kishte frike se ne gjyq do i dilnin te palarat? Pyrtja tjeter qe shtrohet eshte se pse Edi Rama nuk e padit Gjergji Thimjon per shpifje? Mos valle Thimjo ka prova te forta per burgosjen e Rames ne France per shitje ikonash te vjedhura? Si thua ti i paemer i ores 12:23? Jo per gje por merru me ate qe po te vjedh nje here…

  7. pirdh se lirohesh o Bushat Edi Rama e ka te siguruar fitoren deri sa te ekzistoje kjo PeDe me lyl bashen dhe sekretarin e partise dhe agjentin e serbise Sali Ram Berisha

    1. Te lumte i paemer i ores 15:31 Per sa kohe te kete hajvane te tille qe kalojne ne orgazem kur vidhen e rripen dhe per ca therrime buke iu dalin zot, perpara do ece vendi. Ti te kujton ata barcaleten ne te cilen i perdhunuari nga shefi, i thonte Me fal shoku shef se te kam kthyer shpinen. Fiks per njerez si ty eshte ajo batute. Kurioziteti eshte vetem per numrin e shefave te cileve iu kerkon ndjese…

  8. po lapsi po bejini qejfin vetes. kur te fitoje prape i gjati do ngleni sic ngelet ne 17’, me bishtin ne shal e karin ne byth

  9. Të besosh se “Lulzimi do të bëhet kryeministër” apo dhe se “ai do të bëjë shtetin ligjor”, është njëlloj sikur të thuash “Doktorri nuk ka qenë asnjë ditë komunist, por ka lindur demokrat”

  10. Lapsi ju lutem, hiqeni pikturen e Imam Ali perkrah ketij zullumqari. E kuptoj jeni ne te drejten tuaj te postoni cte doni dhe e mbroj te drejten tuaj, por per ne per te cilet Imam Ali perben pikerisht kulmin njerzor te kundervenies ndaj zullumit te pushtetit, kulmin e urtesise trimerise devotshmerise dhe te se drejtes, fotoja eshte pa shije te mire.
    Kurse per shprehjet e ketij e citatet “Nje gomar me nje barre me libra te shenjte, prape gomar mbetet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *