• |
ide | kryesore

Bridger, 6 vjeçari-hero që shpëtoi motrën nga qeni: WBC e nominon kampion

-Instant, Sport



Një brez kampioni. E nuk është një brez i cfarëdoshëm, por një njohje zyrtare nga WBC, organizata që në fornin e saj ka emra si Lomachenko e Fury. Vetëm se Bridger Walker, të cilit sapo i është dorëzuar titulli i “kampion nderi WBC”, ka bërë dicka shumë më heroike se ajo që bëhet në ring.

6 vjecari, vjen nga Wyoming e është personazhi i javës në Shtetet e Bashkuara. Pak ditë më parë, kur pa të motrën dy vjet më të vogël të sulmohet nga një qen nuk ka hezituar ti dalë në mbrojtje: shpëtoi të voglën, por mori një kafshim të tmerrshëm në fytyrë që i kushtoi dy orë të një ndërhyrje delikate kirurgjike e 90 qepje. Historia u bë e njohur nga CNN, e kur tezja e tij shkroi në rrjetet sociale se Bridger është një fans i madh i superheronjve Marvel erdhi menjëherë mesazhi video i Chris Evans, aktorit që interpreton Kapiten Amerikën.

Manifestimeve afektive i është bashkuar sot edhe ajo e organizatës së boksit me seli në Mexico City: presidenti Mauricio Sulaimán i ka dorëzuar një brez kampioni, identik me ato origjinalet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *