• |
ide | kryesore

Qeni i portierit të Arsenal Raya bëhet çështje: Goku rrezikon të asgjesohet

Sport
Raya



Portieri i Arsenalit, David Raya, bleu një qen të ri disa kohë më parë, ashtu si kishin bërë shumë kolegë të tij. Kafsha është një Bully XL amerikan, i trajnuar për të mbrojtur atë dhe familjen e tij nga grabitjet e mundshme të shtëpisë, diçka që futbollistët e vuajnë shumë shpesh. Megjithatë, qeveria angleze, ditët e fundit ka ratifikuar një ligj sipas të cilit Goku, ky është emri i qenit, duhet të asgjesohet.

RAYA RREZIKON T’I DUHET TË ASGJESOJË QENIN E TIJ

Nga 1 shkurti në Mbretërinë e Bashkuar hyri në fuqi një ligj i ri pas disa ngjarjeve që shihnin disa lloje qensh si protagonistë negativë dhe që çuan në dëmtimin, ndonjëherë edhe në vdekjen e disa njerëzve. Ndër racat e “akuzuara” janë Dogo Argentino, Tosa dhe Pitbulli amerikan, qen që janë bërë të paligjshëm për t’u mbajtur në shtëpinë e një qytetari privat. Për këtë arsye, prej gati një muaji, edhe Goku, American Bully XL i spanjollit Raya, është efektivisht i paligjshëm.

Portieri i Arsenal jeton në një vilë në veri të Londrës me të dashurën e tij Tatiana Trouboul dhe e kishte shfaqur qenin gjatë festave të Krishtlindjes, në profilin e tij në Instagram. Debati shpërtheu pikërisht pas këtij postimi, duke qenë se sipas ligjit anglez qeni duhet sekuestruar dhe asgjesuar.

SHPJEGIMI I PORTIERIT RAYA

Raya ishte përpjekur të zbuste polemikën duke shpjeguar se kishte një certifikatë specifike përjashtimi dhe se mund ta mbante kafshën në shtëpi, e cila për këtë arsye nuk do të rrezikonte të asgjesohej, për sa kohë të respektoheshin disa dispozita. Qeni duhet të sterilizohet, të ketë një mikroçip, të mbahet gjithmonë me zinxhir në publik dhe me maskë në gojë: “Kam bërë edhe sigurime speciale për ta mbajtur në shtëpi. Ai ka një kafaz specifik që e pengon të qarkullojë vetë”. Për të trajnuar kafshën, futbollisti shpjegoi gjithashtu se punësoi ekspertë nga Elite Protection Dogs, duke shpenzuar një shumë mjaft të lartë.

Janë të paktën 50 mijë ekzemplarët e kësaj race të regjistruar në Britaninë e Madhe. E megjithëse rregulli hyri në fuqi në fillim të shkurtit, mbetet e vështirë të kuptohet se si mund të zbatohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *