• |
ide | kryesore

Kumbulla i sugjeruar edhe nga Reja: dështon edhe përpjekja e dytë e Lazios

-Instant, F1, Sport



Duhen përforcime. Lazio po tregon se po has në vështirësi të përballojë impenjimet e shumta të afërta në kohë. “Luajnë gjithnjë të njëjtët”, justifikohet Inzaghi, që evidenton kështu problemin e organikës së shkurtër (edhe për shkak të dëmtimeve). Për këtë Lazio, që në sezonin e ardhshëm do të jetë e impenjuar të luajë në Champions League (dmth cdo tre ditë, por me kundërshtarë më të fortë), ka ndërmend të zgjerojë skuadrën, duke rritur edhe kualitetin.

Objektivi i parë është Marash Kumbulla i Veronës. Shqiptari i pëlqen si drejtorit sportiv Tare ashtu dhe teknikut Inzaghi (e blerja e tij është sugjeruar edhe nga Reja, trajneri i Shqipërisë). Në fund të qershorit, presidenti i Veronës Maurizio Setti, i shoqëruar nga drejtori sportiv D’Amico, u takuan në Villa San Sebastiano, selia e Lazios, për të folur me Lotiton e Taren për mbrojtësin. Oferta e kryeqytetasve u konsiderua e mirë por jo bindëse: në tavolinë ishin 18 milionë euro plus kartonin e një ose dy lojtarëve (Cristiano Lombardi, Sofian Kiyine e Fabio Maistro). Nuk pati sukses ofensiva e parë, por edhe e dyta nuk pati fat më të mirë.

Me Veronën të impenjuar në ndeshje me Romën (humbur 2-1), Lotito e Tare përfituan për tu takuar sërisht me D’Amico e Settin. Lazio është gati ta rishohë propozimin e tij (20 milionë plus André Anderson, i vlerësuar 10), por Verona do të donte të përfshihej edhe një tjetër lojtar në shkëmbim (Lombardi?) ose në alternativë, bardhakltrit të shtonin një tjetër 5 milionë cash. Kjo për shkak se verdheblutë nuk e pranojnë vlerësimin 10 milionë që Lazio i bën André Anderson. Lotito e Tare duan ta mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur për Kumbullën, për të evituar ndërhyrjen e klubeve të interesuar (mbi të gjithë Inter). E sidomos sepse Lazios, është e qartë, i duhen përforcime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *